Shpresa

About Shpresa

Pyetja më e shpeshtë që më bëjnë miqtë, të njohurit apo bashkëpunëtorët slloven është: ”Ti ke 20 vjet e larguar nga Shqipëria. Çfarë të bëri të kthesh kokën përsëri drejt saj dhe të japësh ndihmën që po jep?" Nga Shqipëria jam larguar për arsye personale, largimin nuk e kisha planifikuar kurrë, por jeta sjell gjëra të papritura, të paplanifikuara. Në këto vite kam pasur mundësinë të udhëtoj, punoj dhe jetoj në vende të ndryshme. Ngado që kam shkuar kam kërkuar të bëja një vend për vete, vend ku mund të ndërtoja diçka, vend nga ku mund të mësoja diçka, vend nga ku mund të krijoja eksperienca fantastike, vend ku ti bëja vetes vend dhe të gjitha këto me disiplinën, punën time, me dëshirën për të thithur sa më shumë njohuri, kulturë ndryshe i kam arritur. Kam pasur fatin të punoj dhe të njoh njerëz fantastik nga vende të ndryshme dhe me botë kulturore nga më të ndryshmet. Nga secili prej tyre kam mësuar diçka dhe të gjitha këto përvoja dhe ndikime kulturore më kanë bërë të jem ky produkt që jam sot. Por, kjo botë e krijuar dhe e gjetur jashtë kufijve të Shqipërisë më hapi rrugën drejt Shqipërisë, drejt shtëpisë, pasi shtëpinë ngado që shkojmë e mbajmë me vete. Kur jemi shumë afër diçkaje nuk shohim se çfarë kemi, nuk e kuptojmë se çfarë do të thotë kjo familje, çfarë do të thotë ky vend, pavarësisht problemeve dhe vështirësive. Jam tepër e sigurt që vendi im apo çdo qytetar i këtij vendi meriton një jetë ndryshe, meriton mundësi të reja dhe të gjitha këto fillojnë nga individët si unë, si ju, nga secili që është i gatshëm të marrë përgjegjësi. Unë kam marr para disa vitesh përgjegjësinë, që me blogun dhe njohuritë e mia të sjell të rejat më të fundit të shkencës pas suksesit dhe nuk dorëzohem në misionin tim. Faleminderit që më ndiqni!

Çfarë kërkon suksesi?

Në këto dy vitet e fundit, kryesisht këtu në Slloveni, kam pasur fatin të punoj me disa njerëz fantastik, tepër të suksesshëm, gjithësecili në fushën e tij. Si Master e Programimit Neuro Linguistik, shpesh këta njerëz i modelojmë, i modelojmë se si ata mendojnë, si ata arrijnë suksesin në fushat e tyre, si dhe çfarë ata bëjnë për të arritur [...]

2019-11-19T12:05:06+00:00

A e njohim veten?

Shpesh më pyesin se çfarë është zhvillimi personal? Sa kohë zgjat? Përgjigjen për këtë pyetje, po ashtu si vetë procesi i zhvillimit personal, nuk është aq e lehtë për ta dhënë. Zhvillimi personal është një proces i cili zgjat deri sa të jetojmë, pasi vetë evoluimi nuk na le mundësinë të mos evoluojmë. Gjithësesi, për të gjithë ju që më [...]

2019-07-31T15:18:39+00:00

Çfarë mund të mësoj biznesi nga sportistët më të mirë të botës?

Çfarë mësova nga fitorja e Djokovic, ose ashtu si e quajnë shumë ekspertë “gjigandi mental”, kundër Federer? Djokovic në disa intervista pas fitores në Wimbledon kundër të madhit Federer, garë e cila zgjati gati 5 orë, dhe që ishte një nga garat mentale të një niveli komplet tjetër, – pavarësisht se kam analizuar shumë gara të tilla deri tani -, [...]

2019-07-25T20:05:53+00:00

E vështirë apo e pamundur!?

Dje jam kthyer nga pushimet nga Shqipëria dhe në gati 80% të bisedave dëgjoja vetëm shprehje të tilla: "Këtu çdo gjë është e PAMUNDUR!” ”Këtu është e PAMUNDUR të bësh para!” ”Këtu është e PAMUNDUR të krijosh familje!” ”Këtu është e PAMUNDUR me këta blerës!” ”Këtu është e PAMUNDUR....., lista mund të jetë shumë e gjatë..!”   Shpesh vështirësitë njerëzit [...]

2019-07-17T20:08:53+00:00

Jeta e përditshme si pjesë e tërësisë

Kurioziteti për sjelljen njerëzore më ka sjell deri në këtë nivel ku jam sot, prandaj syrit tim, pavarësisht se jam ende në plazh nuk i shpëtojnë disa raste. Pavarësisht se jam kundër krahasimeve, në këtë rast po dal jashtë kornizave të mia. Dy raste të ndryshme, dy familje të ndryshme: 1 familje shqiptare me 3 fëmijë (2 djem dhe një vajzë), mosha e tyre [...]

2019-07-18T18:38:18+00:00

Histori frymëzuese

Eleanor Roosevelt, ka thënë: ”Pas çdo eksperience, ju fitoni më shumë fuqi, më shumë kurajo dhe dhe bëheni më konfident. Kur ndesheni me sfida, thjesht ndaloni dhe e shikoni frikën në sy. Ju, në ato momente duhet të bëni atë gjë që, të cilën nuk mendonit ndonjëherë se mundeshit.” Secili prej nesh në një periudhë të jetës e ka përjetuar [...]

2019-06-21T09:57:07+00:00

Prindërit dhe fëmijët në kohën e teknologjisë.

Si nënë e një adoleshenteje, nënë në kohët e teknologjisë moderne, në këto vitet e fundit kam lexuar dhe kërkuar materiale nga më të ndryshmet mbi përdorimin e kompjuterit, telefonit, Playstation, rrjetet sociale. Sot besoj se jo vetëm unë, por shumë prindër ndodhen në situata, kur fëmijët e teknologjisë apo tech-kiddos, i njohin shumë më mirë se ne prindërit  përdorimin [...]

2019-06-21T09:57:08+00:00

Gëzuar Prillin! Ti je njeri i mrekullueshëm

Gëzuar muajin e bukur që sapo hymë! Miku im! Mikja ime! Dua të të them diçka. Dhe, të lutem, më beso. Ti je thjesht i mrekullueshëm! Ti je thjeshtë e mrekullueshme! Të lutem, shihe pak veten në pasqyrën e shtëpisë, në pasqyrën e një dyqani, ose tek pasqyra e makinës,… nuk ka rëndësi ku je, gjej një pasqyrë, qoftë edhe [...]

2019-06-21T09:57:08+00:00