Praktikant i Liçencuar i Programimit Neuro-Linguistik

Tani është radha juaj!

Në çdo trajnim të Programimit Neuro-Linguistik, ju njiheni me njerëz që mendojnë si ju, ju krijoni miqësi të reja. Gjatë trajnimeve të NLP-së, trajnime në grupe të tipit MASTERMIND, ku në grup nuk pranojmë më shumë se 15 pjesëmarrës, ju ndryshoni jetën tuaj.

Ju mësoni metodologjinë e NLP-së, metodologji që ju ndihmon të ngjiteni në një nivel më lart.

Ju mësoni teknika të cilat ju ndihmojnë të menaxhoni emocionet dhe stresin e jetës së përditshme, mendimet negative, bindjet kufizuese, bindje që ndoshta nuk ju lejojnë të shfrytëzoni gjithë potencialet tuaja të brendshme.

Në këto 14 ditë ju do jeni së bashku me ata të cilët ashtu si ju, janë gati të transformojnë jetën e tyre, janë gati të ndryshojnë karrierën e tyre duke ndihmuar më vonë edhe të tjerët apo për të dhënë kontributin e tyre në shoqëri.

A jeni gati të zbuloni qëllimin e vërtetë të jetës suaj?

Studentët apo pjesëmarrësit e trajnimeve të NLP-së praktikojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara me njëri-tjetrin në një mjedis komplet të sigurt dhe nën kontrollin e trajnerit, pasi NLP-ja nuk është thjesht njohuri intelektuale por është një eksperiencë praktike.

Tani ështu koha JUAJ!

NLP-në që ta mësoni, duhet ta praktikoni!

Njerëzit e suksesshëm si në jetën profesionale apo personale, kanë disa gjëra të përbashkëta, ata njohin dhe përdorin modele mendimesh, modele fjalësh si dhe strategji, të cilat i drejtojnë ata drejt plotësimit të dëshirave, ëndërrave dhe drejt realizimit të objektivave që i kanë vënë vetes.

Tani NLP-ja MUND të të ndihmojë edhe ty!

Çfarë konkretisht përmban programi?

Hyrja dhe njohja me NLP-në.

Çfarë është Programimi Neuro-Linguistik? 
Pikat kryesore të këtij programi të përsosmërisë.

Historia e NLP-së.
Fillimet e saj si studimi i teknikave më të mira nga më të mirët dhe çfarë zhvillimi ka arritur deri në ditët e sotme.

Presupozimet e NLP-së 
Janë një nga shtyllat kryesore të NLP-së, të cilat ndihmojnë të formësojnë sjelljen e individit. Trajneri brenda seancave kërkon bindjet e dobishme, bindje të cilat i ndihmojnë praktikantët e NLP-së të shkojnë nga pika A, ku ndodhen tani drejt pikës B, ku e shohin veten në një të ardhme.

Përsosmëria, ashtu si çdo gjë tjetër në jetë është vendim.
Programi i NLP-së është ngritur mbi modelimin e më të mirëve, për të pasur një qasje sa më të afërt me metodologjinë që ata përdorin. Më në fund para jush keni teknika dhe metoda praktike, të cilat ju ndihmojnë të jeni versioni më i mirë i vetes, si dhe të arrini çdo ditë e më shumë përsosmërinë, në atë fushë ku ju dëshironi. Nga këtej e tutje, është përgjegjësia juaj të merrni vendime për jetën tuaj dhe të vendosni po vetë ju cilave emocioneve t’ju bëni vend.

Komunikimi verbal dhe jo verbal, raporti, marrëdhëniet.
Komunikimi është art, me anë të tij përmirësoni jetën tuaj në çdo drejtim.

Sistemet reprezentative
Si i krijojnë njerëzit hartat e tyre të brendshme? Njohja e sistemit tuaj reprezentativ, sistem i cili ju drejton në rrugën e jetës, si dhe njohja e hartës së botës tuaj të brendshme, ju ndihmon të kuptoni edhe të tjerët. Është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm që ”realiteti” dhe ”perceptimi juaj për realitetin” nuk janë e njëjta gjë. Gjatë ditës kur trajtojmë sistemet reprezentative, mësoni se si me anë të vëzhgimit të lëvizjeve të syve, të njihni sistemet reprezentative të bashkëfolësit, çka ju mundëson vendosjen e një kontakti më të mirë dhe krijimin e një ure komunikimi me bashkëfolësin.

Lidhja e sistemeve reprezentative me njëri-tjetrin

Nënmodalitetet
Nënmodalitet janë nëngrupet e Modaliteteve (Vizuale, Auditeve, Kinestetike, Olfaktorike, Gustatorike), dhe janë pjesë e çdo sistemi reprezenatitiv të cilat i japin kuptim hartës suaj të brendshme. Cilido qoftë ngacmuesi i jashtëm i një ngjarjeje, reagimi, sjelljeje, vendimi në jetën tuaj, janë nënmodalitetet ato që përcaktojnë ndjenjat tuaja, perspektivat dhe mundësitë e zgjedhjes. Përdorni nënmodalitetet për të ndryshuar bindjet tuaja kufizuese.

Ankorimi
Si ne jemi programuar dhe programohemi cdo ditë nga ndikimet e jashtme dhe cilat janë stimujt e brendshëm.

Lëvizjet e syve

Gjuha verbale dhe joverbale.

Meta model
Fjalët dhe pyetjet e duhura në momentin e duhur, ky është modeli gjuhësor META. Me mësimin e këtyre mjeteve gjuhësore, ju do mund të pasuroni hartën e botës suaj dhe hartën e botës së brendshme të bashkëfolësit. Me Meta modelin zbuloni strukturat e fshehura të hartave të brendshme.

Objektiva të mirëformuara
Strategjitë për të identifikuar mënyrat si të arrini objektivat e mirëformuara dhe kongruente për ju dhe më vonë për klientët tuaj.

Modeli SQUASH vizual

Modeli SWISH

Njohja me hipnozën
Si mundeni me anë të hipnozës dhe gjendjes së transit të gjeni qetësinë tuaj të brendshme dhe si rrjedhojë të shijoni rezultate fantastike në jetën tuaj.

Modeli gjuhësor Milton 
Njohja me modelin gjuhësor Milton, bazat e hipnozës, hyrjen apo induksionin në hipnozë si dhe përdorimin praktik të këtij mjeti nga më të fuqishmit për programimin e mendjes suaj dhe natyrisht më vonë si një mjet fantastik për të ndihmuar klientët tuaj

Presupozimet
Fjala ka fuqi. Mësoni si të motivoni dhe të influenconi të tjerët duke përdorur me elegancë strukturat dhe modelet gjuhësore. Mësoni si të lexoni hartat e brendshme të bashkëbiseduesit apo të klientëve tuaj të ardhshëm, harta të bazuara mbi presupozimet linguistike dhe mbi bindjet e tyre.

Ndryshimi i bindjeve kufizuese.
Eleminimi i bindjeve negative

Hyrje / Induksioni hipnotik

Procesi i ndryshimit me NLP-në

Strukturimi/Reframing
Në mënyrë elegante jepini kuptim tjetër apo kuptime të reja problemeve dhe pakënaqësive. Vetë informacionet, pa i vendosur në një kontekst të caktuar, në fakt nuk qëndrojnë. Kuptimi që i japim diçkaje pas një përvoje të caktuar, varet nga korniza që i vendosim ose brenda cilës kornizë e vendosim. Korniza kushtëzon atë se si ndiheni, si mendoni apo si flisni rreth diçkaje apo për diçka. Kornizën gjithmonë mund ta ndryshoni – ky është Strukturimi apo Reframing!

Modelet linguistike Milton & Metaforat

 ”Chunking up – Chunking down”
Gjatë këtij moduli mësoni, se si mundeni të bëni ndryshimin mes detajeve dhe tërësisë. Çfarë shikoni, shtëpinë apo qytetin!

META Programet 
Meta programet janë procese mentale në një nivel më të lartë dhe këto programe kontrollojnë edhe proceset e tjera mentale.

Strategjitë
Mësoni nga më të mirët. Instalimi i strategjive të reja, strategji të fuqishme për çdo sjellje të re që individi, një kompani apo një organizatë dëshiron të ndryshojë apo të fuqizoj.
Strategjia e planifikimit, strategjitë motivuese, strategjitë për arritjen e objektivave, formimi dhe vendosja e objektivave sipas metodës së NLP-së. Modelimi i strategjive të përsosmërisë, modelimi i ”gjenive”.

Vija e jetës dhe ndryshimi i së kaluarës

Gjatë rrugës së jetës ju grumbulloni kujtime, eksperienca, vendime, të mira apo të këqija, të cilat në një mënyrë apo në një tjetër i japin kuptim asaj se si e kuptoni ju botën. Gjatë NLP Practitioner mësoni cila është vija e jetës suaj dhe si mundeni të ndryshoni të kaluarën tuajduke lënë pas vetes ngjarjet negative dhe sesi mund të ngrini të ardhmen tuaj mbi eksperiencat pozitive.

Eleminimi i frikërave
Frika para foljes në publik, frika nga fluturimi me avion, frika para dështimit, frika nga lartësitë, klaustrofobia apo ndonjë lloj tjetër frike; pengesa më e madhe në rrugën drejt asaj çfarë duam të arrijmë është frika. Në ditën kur do trajtojmë fobitë, eliminoni frikërat e panevojshme, që ju pengojnë në jetën tuaj të përditshme, dhe njiheni me teknikën Fast Fobia Cure si dhe me teknika të tjera për eliminim e frikërave, ndryshimin e drejtimeve të ndjenjave, e të tjera.

Ndryshimi i historisë personale

 …dhe akoma më tepër…

Programimi Neruro-Linguistik është art, arti i ndryshimit të vetes, dhe kur ndryshojmë veten, ndryshojmë edhe botën rreth vetes.

Të gjitha trajnimet e NLP-së ofrohen në një mjedis krejtësisht të qetë, relaksues, të sigurt, ku ju dhe gjithë pjesëmarrësit e tjerë diskutoni lirshëm sfidat, ëndërrat, shpresat dhe aspiratat tuaja. Por, më e rëndësishmja, unë personalisht ju garantoj që do t’ju ofroj gjithmonë gjithë njohuritë e mia më të mira, mbështetjen time për të arritur ato çfarë dëshironi.

Ju garantoj që këtë investim do ta konsideroni si një nga investimet më të vlefshme në jetën tuaj, pasi në përfundim të programit Licensed Practitioner of Neuro-Linguistic Programming®, ju zotëroni njohuri dhe aftësi të cilat ju i përdorni çdo ditë, në çdo fushë dhe jo më shumë se deri në fund të jetës suaj.

Pas përfundimit të trajnimit (të 3 moduleve), pajiseni me Certifikatë Ndërkombëtare, certifikatë e lëshuar nga The Society of Neuro-Linguistic Programming™ dhe firmosur nga vetë bashkëthemeluesi i saj,  Dr. Richard Bandler.

M. Sheta

Për mua ka qenë një nga trajnimet më fantastike që kam marrë deri tani, dhe një nga eksperiencat më të bukura. Së pari ky program i theu gjithë pritshmëritë e mia nga tematika që Shpresa kaloi, por edhe fal përgatitjes së Shpresës, gjë që e vlerësoj shumë dhe i jam shumë mirënjohëse. NLP-ja do zëri një pjesë shumë të rëndësishme në jetën time, sepse edhe kur e nisa, e nisa me qëllimin që do hyj, do mësoj, do marr sa më shumë nga kjo eksperiencë për të qenë një versioni më i mirë i vetes dhe për të shtuar sa më shumë vlerë në rrethin tim. Mund të them që pa frikë kam marrë shumë e shumë gjëra, pra shkurt ishte thjesht një eksperiencë fantastike me një rezultat shumë fantastik. NLP-ja nuk do ndahet më nga jeta ime, normalisht do vazhdoj edhe më tej, fal kjo edhe ndihmës dhe përkrahjes së Shpresës. Faleminderit!

E. Qato

Me PNL-në (Programimi Neuro Linguistik), jam befasuar dhe  zhvillimin im personal është ngritur në një shkallë tepër të lartë, saqë mendoj se ka qenë zgjedhja më me vlerë që kam bërë në jetën time. Do të vazhdoj që të thellohem edhe më tej tek ky programim i cili më befason me çdo lloj zgjidhjeje që i jep problemeve duke na  bërë më konfident. Faleminderit!

                  

K. Agalliu

Fillimisht dua të falenderoj Shpresën e cila gjatë këtij tre mujori na dha kaq shumë informacione, kaq shumë të dhëna, shumë më shumë nga çprisja. Fal këtij programi të ngjeshur me informacione, arrita të kuptoj që realisht rezultati varet gjithmonë nga ne, të tjerët janë thjesht justifikime. NLP-ja (Programimi Neuro Linguistik, pavarësisht rrethanave ku ndodhemi, është ndryshimi që sjell ndryshimin. Faleminderit!

S. Gogo

Trajnimin e PNL-së (Programimi Neuro Linguistik), e nisa si një kurs ku atëhere, pa e njohur përmbajtjen, e shikoja paksa si njohuri sipërfaqësore, por mora shumë më shumë, me këto njohuri arrita të njoh veten time. Shpesh ulem dhe mendoj, ua paska kaq shumë gjëra me të cilat unë arrita të zbuloj dhe të njoh veten thellë si dhe me këto njohuri do mund të ndihmoj dhe të tjerët. Mendoj se ishte absolutish shumë i vlefshëm si program dhe falenderoj Shpresën që na e dha këtë mundësi. Faleminderit!

A. Hoxha

PNL-ja (Programimi Neuro Linguistik), është ndryshimi që sjell ndryshimin dhe unë vërtet kam ndryshuar. Me njohuritë e marra do ndihmoj dhe të tjerët drejt ndryshimit. Këto njohuri më hapën rrugën drejt dijeve shumë të vecanta, por mbi të gjitha falë Shpresës unë arrita të njoh edhe veten, kush jam unë në të vërtetë, dhe si ti realizoj objektivat e mia në jetë. Faleminderit!

Ditët e trajnimeve 2020, Tiranë

Moduli i parë:
19 Mars     15:00 – 20:00
20 Mars     15:00 – 20:00
21 Mars     09:00 – 17:00
22 Mars     09:00 – 17:00
23 Mars     15:00 – 20:00

Moduli i dytë:
16 Prill    15:00 – 20:00
17 Prill    15:00 – 20:00
18 Prill    09:00 – 17:00
19 Prill    09:00 – 17:00
20 Prill    15:00 – 20:00

Moduli i tretë:
28 Maj     15:00 – 20:00
29 Maj     15:00 – 20:00
30 Maj     09:00 – 17:00
31 Maj      09:00 – 17:00

Regjistrohuni tani!

Çmimi për të 3 modulet NLP Practitioner: 

****VETËM 1.400 EUR****

Të gjithë pjesëmarrësve të këtij trajnimi Mastermind NLP Praktik 2020, ju ofrojmë:

EARLY BIRD, pagesa deri në 15/02/2020

****VETM 1.400 EUR****

Çmimi pas datës 15/02/2020 … 1500 EUR

BUY

Vetëm për pjesëmarrësit e këtij trajnimi:

BONUS #1

VETËHIPNOZA

Gjatë trajnimit njihemi me bazat fillestare të Hipnozës.

Pas përfundimit të trajnimit ju pret programi online: Vetëhipnoza.

Vlera e këtij programi: 290 EUR.

BONUS #2

USHTRIME

Material me ushtrime praktike të cilat ju ndihmojnë gjatë udhëtimit tuaj më tej

ose ju ndihmojnë edhe në punën me klientët tuaj të ardhshëm.

Ushtrimet janë bazuar mbi kërkime të ndryshme nga vetë Instituti i NLP-së, SHBA.

Vlera e këtij materiali: 250 EUR.