Description
Si të silleni me njerëzit e vështirë, negativë, apo toksikë?
Një nga sekretet e suksesit është aftësia se si të veprojmë, si të komunikojmë, kur rrethohemi me njerëz të vështirë, negativë, apo qoftë edhe toksikë.
Ato çfarë mësoni me këtë libër, të cilin e kam përgatitur enkas për ju, janë njohuri dhe teknika praktike tepër të rëndësishme për të gjetur qetësinë tuaj të brendshme.
Duke praktikuar këto njohuri, ju shikoni ndryshime të menjëhershme, si në jetën personale dhe në atë profesionale.
Pikat kryesore:
1) Si t’i shikoni njerëzit e vështirë nga një këndvështrim tjetër?
2) Mësoni njohuri dhe rregulla specifike se si të menaxhoni komunikimin me njerëzit e vështirë.
3) Ku ta filloni?
4) Pesë pyetje konkrete që u hapin porta të reja.
