Nga kush, si dhe ku përdoren njohuritë e NLP-së?
Njohuritë e NLP-së ndihmojnë individët, grupet dhe organizatat në mënyra nga më të ndryshmet.
Tani NLP-ja MUND të të ndihmojë edhe ty!
Zhvillimi personal – me anë të NLP-së ju mund të jeni çdo ditë e më afër jetës së ëndërrave tuaja dhe plotësimit të asaj çfarë dëshironi të arrini. Me NLP-në punoni me disa nga problemet që ju pengojnë gjatë kësaj rruge, si: bindjet kufizuese, kujtime jo të këndshme, traumat e ndryshme emocionale, fobitë dhe frikërat e ndryshme, dhe shumë e shumë më tepër.
Zhvillimi profesional – me NLP-në rrisni performancën tuaj në karrierën që keni zgjedhur, përmirësoni aftësinë tuaj të gjeni se çfarë doni të arrini në jetë si dhe të realizoni objektiva që ndoshta ju duken të paarritshme, mësoni ti shihni dështimet dhe gabimet e së kaluarës nga një këndvështrim tjetër, përmirësoni komunikimin, përmirësoni punën brenda ekipit e të tjera. NLP-ja ju ndihmon nëse punoni në profesione të tilla si: trajner (sporti, biznesi etj), mentorë, terapeut, mjekë, mësues, menaxherë, politikanë, pra çdo punë ku përfshihet komunikimi me njerëz dhe shumë e shumë të tjera.
Marrëdhëniet dhe komunikimi – ju ndihmon të kuptoni dhe të jeni më efektiv gjatë komunikimit tuaj me partnerët, prindërit, kolegët, menaxherët, klientët, miqtë, dhe, natyrisht me veten.
Shëndeti dhe mirëqenia fizike – një trup i shëndetshëm përfundimisht vjen nga një mendje e shëndetshme.
NLP-ja ju ndihmon të zhvilloni mendësinë tuaj.
NLP-ja është një mjet dhe një metodologji universale, të cilën mund ta implimentoni në të gjitha fushat e jetës suaj, pavarësisht se fillimisht mund të kërkoni zgjidhje vetëm në një fushë të jetës suaj profesionale apo personale.
Arritja e përsosmërisë – NLP-ja është studim i ekselencës. Ndoshta ju kurrë nuk mund të arrini perfeksionin, por ju mund të jetoni një jetë ku ndiheni më të plotësuar, një jetë ku vlerësoni çdo moment veten dhe arritjet tuaja, duke qenë më të vetëdijshëm për aftësitë, njohuritë, mundësitë, arritjet tuaja, dhe natyrisht kjo gjë ju afron çdo ditë e më shumë, pranë më të mirëve.
Tashmë këto teknika keni mundësinë ti mësoni edhe ju!
Për herë të parë në Shqipëri dhe në Kosovë!
Bëhuni pjesë e grupit NLP Training, Consulting & Coaching e drejtuar nga trajnerja ndërkombëtare e Programimit Neuro-Linguistik Shpresa Rupar, e vetmja trajnere e licensuar për territorin e Shqipërisë dhe Kosovës.
Ju garantojmë që jetës suaj do ti jepni një kuptim komplet ndryshe.
Pas çdo trajnimi pajiseni me Certifikatë Ndërkombëtare, certifikatë e lëshuar nga The Society of Neuro-Linguistic Programming™ dhe e firmosur nga vetë bashkëthemeluesi i saj, Dr. Richard Bandler.