Licensed Practitioner of Neuro-Linguistic Programming®
A nuk do ishte e mrekullueshme që jetën tuaj ta kthenit në mrekulli!
- Dëshironi një ndryshim pozitiv të paktën në një nga fushat e jetës suaj?
- Dëshironi të shihni mundësitë në vend të problemeve?
- Dëshironi të kapërceni barrierat që ju pengojnë për të arritur objektivat tuaja dhe njëkohësisht edhe të argëtoheni?
- Dëshironi të gjeni motivin tuaj të brendshëm dhe njëkohëshit të mos e humbisni atë gjatë rrugës drejt asaj çfarë dëshironi të arrini, qoftë ky ndryshim karriere, përmirësim i situatës financiare, ndryshim në mënyrën e komunikimit, përmirësim i marrëdhënieve të ndryshme si në jetën personale apo profesionale, ndryshim në fushën e zhvillimit personal, ndryshim të ambjentit ku jetoni dhe të atij ku punoni?
- Dëshironi të zbuloni arsyet e mosshfrytëzomit të gjithë potencialeve tuaja të brendshme?
- Dëshironi të mësoni se si të ndiheni më konfident?
- Dëshironi të përmirësoni cilësinë e jetës në përgjithësi?
- Dëshironi që me këto njohuri të reja të krijoni një karrier komplet të re?
- Dëshironi të eliminoni frikën e foljes në publik, frikën nga fluturimi me avion, frikën nga lartësitë, klaustrofobinë, frikën nga dështimi apo çdo lloj tjetër frike?
- A ju interesojnë metodat si të menaxhoni mendimet tuaja, si të programoni mendjen, si të ndryshoni modelet e pavetëdijshme të sjelljes, dhe më në fund të krijoni dhe të jetoni jetën e ëndërrave tuaja?
Me këtë program para jush shpaloset një botë komplet tjetër.
Licensed Practitioner of Neuro-Linguistic Programming®, është shkalla e parë e këtyre studimeve të përsosmërisë, ku mësoni se si të menaxhoni mendimet dhe ndjenjat tuaja.
Ndjenjat ndikojnë tek sjellja, sjellja ndikon direkt tek rezultatet, të cilat (nuk)arrini në jetë.
Ky trajnim, i cili, vit pas viti, trajnim pas trajnimi, ngrihet në shkallë edhe më të larta, është strukturuar me shumë kujdes nga vetë The Society of Neuro-Linguistic Programming™.
Trajnimi Licensed Practitioner of NLP, i bazuar mbi parimet bazë të NLP-së, për shkak të rezultateve fantastike dhe ndryshimeve kolosale që sjellj në jetën personale apo profesionale, është një nga trajnimet më të përhapur në botë.
Më në fund ky trajnim vjen edhe në gjuhën shqipe, nga e vetmja trajnere e licensuar, për gjithë territoret shqipfolëse, nga vetë bashkëthemeluesi i Programimit Neuro-Linguistik Dr. Richard Bandler.
Me konceptet e NLP-së familiarizoheni shumë shpejt. Me ushtrimet praktike, të cilat nuk do të mungojnë asnjë ditë gjatë trajnimit, mësoni se si këto elemente ti aplikoni me lehtësi dhe elegancë në jetën tuaj.
Gjatë këtij trajnimi studentët kanë mundësinë të mësojnë, ushtrim pas ushtrimi, demonstrim pas demonstrimi, si të kombinojnë gjithë elementet e NLP-së.
Studentët apo pjesëmarrësit e trajnimeve të NLP-së praktikojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara me njëri-tjetrin në një mjedis komplet të sigurt dhe nën kontrollin e trajnerit, pasi NLP-ja nuk është thjesht njohuri intelektuale por është një eksperiencë praktike.
NLP-në që ta mësoni, duhet ta praktikoni!
Rruga drejt njohjes së vetes fillon këtu, rruga drejt ndryshimit të vërtetë fillon këtu dhe gjithçka që mësoni përdoret në jetën personale dhe në fushën profesionale.
Gjithashtu këto aftësi, njohuri dhe teknika të NLP-së mund ti aplikoni për të ndihmuar të tjerët të kapërcejnë frikërat, fobitë e ndryshme si dhe të ndihen çdo ditë më tepër konfident, më të plotësuar, të jenë më afër objektivave të tyre, por jo vetëm.
Me përfundimin e këtij trajnimi, ju jeni në gjendje ti aplikoni njohuritë e fituara si Licensed Practitioner of Neuro-Linguistic Programming® në cilëndo fushë ku punoni, qofshin burime njerëzore, fusha e edukimit, shitje, menaxhim, terapi, politikë apo biznese, dhe natyrisht janë njohuri të cilat përdoren çdo moment në jetën e përditshme.
Gjatë këtij programi, ku japim metoda dhe teknika të ndryshme dhe ku ushtrojmë strategji të ndryshme me raste kokrete, mësoni gjithë aftësitë e komunikimit për të arritur suksesin e dëshiruar në jetë, gjë që do t’ju mundësojë, që këto strategji ti përdorni menjëherë dhe natyrisht këto ju japin mundësi nga më të ndryshmet dhe ju hapin shumë drejtime për të krijuar jetën tuaj të re.
Njerëzit e suksesshëm si në jetën profesionale apo personale, kanë disa gjëra të përbashkëta, ata njohin dhe përdorin modele mendimesh, modele fjalësh si dhe strategji, të cilat janë busulla e tyre drejt plotësimit të dëshirave, ëndërrave dhe drejt realizimit të objektivave që i kanë vënë vetes.
Tani NLP-ja MUND të të ndihmojë edhe ty!
Tashmë, këto teknika, mund ti mësoni edhe ju.
Për herë të parë në Shqipëri dhe në Kosovë!
Bëhuni pjesë e grupit NLP Training, Consulting & Coaching e drejtuar nga trajnerja ndërkombëtare e Programimit Neuro-Linguistik, Shpresa Rupar, e vetmja trajnere e Liçencuar për territorin e Shqipërisë dhe Kosovës. Ju garantojmë që jetës suaj do ti jepni një kuptim komplet ndryshe.
Pas përfundimit të trajnimit pajiseni me Certifikatë Ndërkombëtare, certifikatë e lëshuar nga The Society of Neuro-Linguistic Programming™ dhe e firmosur nga vetë bashkëthemeluesi i saj, Dr. Richard Bandler.