Konsultime
Nuk ka rëndësi a menaxhoni një biznes të vogël, të mesëm apo jeni pronar i biznesit familjar. Për ju që doni të rrisni shitjet, për ju që doni të përmirësoni rezultatin e fundvitit, kam përgatitur një program të veçantë, ku nuk kam përfshirë pjesët teorike të parëndësishme, por ju jap teknika dhe strategji praktike të përdorura dhe të vërtetuara nga shumë biznese të tjerë, mes tyre edhe nga ato të klasit botëror.
Kur mund ti përdorni këto njohuri?
MENJËHERË!

Çfarë thonë pjesëmarrësit e trajnimit për mua?
K. Agalliu
Fillimisht dua të falenderoj Shpresën e cila gjatë këtij tre mujori na dha kaq shumë informacione, kaq shumë të dhëna, shumë më shumë nga çprisja. Fal këtij programi të ngjeshur me informacione, arrita të kuptoj që realisht rezultati varet gjithmonë nga ne, të tjerët janë thjesht justifikime. NLP-ja (Programimi Neuro Linguistik, pavarësisht rrethanave ku ndodhemi, është ndryshimi që sjell ndryshimin. Faleminderit!
– K. Agalliu –
S. Gogo
Trajnimin e NLP-së (Programimi Neuro Linguistik), e nisa si një kurs ku atëhere, pa e njohur përmbajtjen, e shikoja paksa si njohuri sipërfaqësore, por mora shumë më shumë, me këto njohuri arrita të njoh veten time. Shpesh ulem dhe mendoj, ua paska kaq shumë gjëra me të cilat unë arrita të zbuloj dhe të njoh veten thellë si dhe me këto njohuri do mund të ndihmoj dhe të tjerët. Mendoj se ishte absolutish shumë i vlefshëm si program dhe falenderoj Shpresën që na e dha këtë mundësi. Faleminderit!
– S. Gogo –
A. Hoxha
NLP-ja (Programimi Neuro Linguistik), është ndryshimi që sjell ndryshimin dhe unë vërtet kam ndryshuar. Me njohuritë e marra do ndihmoj dhe të tjerët drejt ndryshimit. Këto njohuri më hapën rrugën drejt dijeve shumë të vecanta, por mbi të gjitha falë Shpresës unë arrita të njoh edhe veten, kush jam unë në të vërtetë, dhe si ti realizoj objektivat e mia në jetë. Faleminderit!
– A. Hoxha –
E. Qato
Me NLP-në (Programimi Neuro Linguistik), jam befasuar dhe zhvillimin im personal është ngritur në një shkallë tepër të lartë, saqë mendoj se ka qenë zgjedhja më me vlerë që kam bërë në jetën time. Do të vazhdoj që të thellohem edhe më tej tek ky programim i cili më befason me çdo lloj zgjidhjeje që i jep problemeve duke na bërë më konfident. Faleminderit!
– E. Qato –
M. Sheta
Për mua ka qenë një nga trajnimet më fantastike që kam marrë deri tani, dhe një nga eksperiencat më të bukura. Së pari ky program i theu gjithë pritshmëritë e mia nga tematika që Shpresa kaloi, por edhe fal përgatitjes së Shpresës, gjë që e vlerësoj shumë dhe i jam shumë mirënjohëse. NLP-ja do zëri një pjesë shumë të rëndësishme në jetën time, sepse edhe kur e nisa, e nisa me qëllimin që do hyj, do mësoj, do marr sa më shumë nga kjo eksperiencë për të qenë një versioni më i mirë i vetes dhe për të shtuar sa më shumë vlerë në rrethin tim. Mund të them që pa frikë kam marrë shumë e shumë gjëra, pra shkurt ishte thjesht një eksperiencë fantastike me një rezultat shumë fantastik. NLP-ja nuk do ndahet më nga jeta ime, normalisht do vazhdoj edhe më tej, fal kjo edhe ndihmës dhe përkrahjes së Shpresës. Faleminderit!
– M. Sheta –
F. Hoxha
Seminari ishte aq mbresëlënës sa që të them të drejtën ka kaluar pritshmëritë e mia, d.m.th gjithcka ishte aq e mrekullueshme sa nuk gjej një shprehje adekuate që do të mund t’a përmbledh me një fjalë të vetme. Kam qartësuar aq shumë mendime nga ky seminar! Ndërsa ty të uroj për punën fantastike që ke bërë atë ditë dhe të përgëzoj për energjinë e pashtershme që posedon, sepse të qëndrosh kaq fresh per 6 orë e gjysëm, sa isha prezente është diçka qe e kam hasur te një numer i vogël individësh. Vërtetë, BRAVO ty që e bëre të mundur këtë seminar dhe BRAVO për mua që zgjodha të shpenzoj kohën time të çmuar për të qenë pjesëmarrëse dhe për të takuar një zonjë me kaq shumë vlera sa ty.
Faleminderit edhe njëherë për çdo gjë!
– F. Hoxha –
Miha T.
Kur për zgjidhjen e problemit tim, po kërkoja një Coach, u takova me ty dhe tek ty që në momentin e parë pashë urtësinë, aftësinë dhe besimin që më duhej ti hapja zemrën dikujt.
Faleminderit që pranove të ishe Coach im dhe me mënyrën tënde të vecantë, briliante mbajte seancën e parë me mua. Faleminderit që tani falë teje jam 2,5 ton më i lehtë, kam gjetur paqen.
Shpresa, ti me punën tënde je një person shumë i rëndësishëm në këtë planet, sepse ndihmon njerëzit të zbulojnë gjithë potencialet e tyre, të jetojnë një jetë më të bukur, të jenë më të lumtur.
Për të gjitha këto e meriton titullin: Coach Briliante.
– Miha T. –
NEWSLETTER
A ju duhet më shumë informacion rreth programit?
A keni pyetje specifike?
Mos hezitoni të më kontaktoni.