ONE-TO-ONE Coaching
A i ke bërë ndonjëherë vetes këto pyetje?
- Kush jam unë?
- Ku po shkoj?
- Çfarë dua nga jeta? Çfarë dua në të vërtetë të arrij? Si?
- Ku e shoh veten pas një viti, pas pesë vjetësh, pas dhjetë vjetësh?
- A është kjo zgjedhja ime apo udhëtimi im në jetë është thjesht një udhëtim i diktuar nga pritshmëritë e familjes dhe të shoqërisë?
- Disa e dinë shumë mirë se çfarë duan të arrijnë, por gjithësesi nuk arrijnë atë që duan. Gjithmonë del diçka që bëhet barriera e tyre gjatë kësaj rruge. Cilat janë këto barriera?
- Pavarësisht asaj çfarë kam arritur, pse nuk jam i/e lumtur, pse nuk kemi harmoni familjare?
- Si mundem të komunikoj ndryshe?
- Si ka mundësi që mua më ndodhin gjithmonë të njëjtat gjëra? Si ka mundësi të përsëriten të njëjtat situata?
- Pse nuk i shohin vlerat e mia?
- Pse nuk më respektojnë?
- Pse nuk më duan/nuk më do?
- Pse në sytë e tyre/e tij/e saj nuk jam kurrë mjaft?
- Si mundem të kontrolloj emocionet e brendshme, të shkaktuara nga zhgënjimet e ndryshme, si mundem të kontrolloj inatin, trishtimin, dëshpërimin, zemërimin, ndjenjën e të mosqenit mjaft?
- Si të largoj frikën që kam brenda vetes (frika nga dështimi, frika nga izolimi, humbja e familjes, shoqërisë)?
Të dhënat, sipas gjithë analizave dhe kërkimeve të ndryshme që janë kryer dhe vazhdojnë të kryhen në fushën e zhvillimit personal, tregojnë se rezultatet e para të Coaching duken pas 3 – 6 muajsh. Pikërisht për këtë arsye, seancat individuale me mua zgjasin të paktën 3 muaj, me 2 seanca mujore, ku secila seancë zgjat 60 minuta.
Në fund të faqes gjeni çmimet e paketave.
Rruga më e shpejtë drejt asaj që doni të arrini, është të keni një coach apo mentor i cila ka qenë aty dikur. Sportistët më të mirë, biznesmenët e suksesshëm, politikanët e suksesshëm, këngëtarë të njohur, motivatorë, gazetarë, shkrimtarë, aktorë, mentorë dhe vetë coachat më të mirë kanë coachat e tyre.
”Asnjë nuk arriti suksesin i vetëm”
Qysh në fillimet e tyre, njerëzit të cilët kanë qenë të etur për suksesin, e kanë kuptuar rëndësinë e një mentori, e kanë kuptuar se ëndërrat e tyre mund ti realizojnë shumë më shpejt sesa të ecin të vetëm gjatë rrugës drejt asaj çfarë dëshirojnë.
Pse dikush preferon seancat individuale?
Të gjithë e dimë që nuk është e thjeshtë ti besojmë dikujt problemet personale, nuk është e lehtë të flasim me këdo për sfidat me të cilat ndeshemi çdo ditë, për marrëdhëniet dhe problemet e pazgjidhura me familjarët apo qoftë edhe në vendin e punës. Është shumë e rëndësishme që ti besojmë personit të cilin zgjedhim për tu bërë pjesë e këtij “intimiteti”. Për dikë, për arsye të ndryshme, nuk është fare e thjeshtë, të flasi para një grupi. Dikush ka dëshirë të zgjedhë oraret sipas axhendës së tij. Terapi, seanca dhe trajnime të tilla individuale janë vendime personale dhe individi absolutisht ka të drejtën e zgjedhjes.
Secili prej nesh ka karakterin e vet, formim profesional ndryshe, histori komplet tjetër, përvoja të ndryshme, është rritur me tradita dhe kulturë tjetër, e të tjera karakteristika që secilin prej nesh e bëjnë unik në këtë botë jounike.
Coaching është një proces kompleks, interaktiv, është një marrëdhënie mes coachit dhe klientit, për të ndihmuar këtë të fundit të arrij maksimumin e potencialeve të tij të brendshme si dhe për implementimin e ndryshimeve specifike dhe kuptimplote në jetën e tij personale apo profesionale.
Coaching është një proces i vazhdueshëm, ku coach me anë të pyetjeve të veçanta, ndihmon dhe orienton kompaninë apo organizatat e ndryshme si dhe individin drejt arritjes së rezultateve që ata/ai dëshiron në të gjitha fushat e jetës.
Coaching fillon me pyetje dhe me një bisedë rreth asaj çfarë është e rëndësishme për ty…dhe vetëm për TY
- Përmirësimi i rezultateve në fushën profesionale apo në jetën personale.
- Zbulimi i talentit dhe i pasionit tuaj të vërtetë.
- Zhvillimi i potencialeve që keni brenda vetes për të arritur një shkallë më lartë.
- Komunikimi më i mirë me të tjerët dhe me veten.
- Përmirësimi i marrëdhënieve në fushën personale apo profesionale.
- Objektivat dhe realizimi i tyre. Si të vendosni objektivat dhe si ti realizoni ato në kohë sa më të shkurtër.
- Zgjedhja e profesionit që ju plotëson / ndryshim karriere.
- Vendosja e prioriteteve në jetë.
- Gjetja e ekuilibrit mes detyrimeve në jetën profesionale dhe atë personale.
- Kush doni të jeni në të vërtetë?
- Pse kjo gjë është e rëndësishme për ju?
- Cilat janë vlerat tuaja dhe a janë këto vlera në harmoni me atë çfarë ju doni të arrini?
- Të jeni version më i mirë i vetes.
Metodikat që unë përdor gjatë seancave individulae, bazohen mbi metodologjinë e Programimit Neuro-Linguistik. Programimi Neuro-Linguistk është model i të menduarit dhe i komunikimit efektiv, si dhe metodologji e përsosmërisë.
Solution-Focused (Metodë e fokusuar tek zgjidhja)
Fokusi kryesor tek ndryshimi, tek zgjidhja!
Systemic methodology (Metodologjia sistemike)
Fokusohem për ta parë situatën në kompleks, si ndikon dhe sa përshtatet ky ndryshim pozitiv brenda kësaj tërësie.
Client-centered (Fokusim tek klienti)
Gjithçka çfarë i duhet klientit për ndryshim i kërkoj tek burimet, njohuritë dhe aftësitë që vetë klienti zotëron.
Action-oriented (Veprimi)
Ndjek transformimin dhe hapat që sjellin ndryshimet thelbësore të sjelleve si dhe të rutinave e zakoneve.
Takimi i parë ose seanca paraprake.
Pas kontaktit të parë me klientin, i cili mund të jetë takim personal ose online -, sot 95% e seancave One-to-One Coaching janë online, vendosim për takimet në vazhdim, oraret dhe kohëzgjatjen e seancave të cilat janë në varësi të problemit apo sfidave me të cilat ndeshet klienti. Kjo seancë paraprake zgjat 30 minuta dhe është pa pagesë (FREE).
Gjatë këtij takimi me klientin vendosim fushat kryesore ku do punojmë.
Takimet apo seancat në vazhdim.
Takimet apo seancat online zgjasin 60 minuta. Seanca e parë është njohja më thellë me problemin apo sfidën që ka para vetes, dëshirat, vlerat, objektivat dhe pritshmëritë e klientit.
Gjatë kësaj seance me anë të pyetjeve mundohem të hyj sa më shumë në botën e brendshme për tue analizuar hartën specifike të klientit në mënyrë që takimet e radhës të jenë sa më efikase. Gjatë këtij takimi unë si coache shpjegoj rolin dhe punën time: çfarë është Coaching; sqarime mbi mënyrën dhe metodat e punës, që do ndjek gjatë seancave në vazhdim, të cilat gjithmonë ja përshtas botës së brendshme të vetë klientit dhe sfidës të cilën kërkon të sfidojë.
Në thelb të takimit të parë ngelen dëshirat dhe pritshmëritë e klientit. Gjatë këtij takimi nënshkruhet edhe kontrata, ku është e përshkruar me detaje ky bashkëpunim për atë se çfarë pret klienti, për konfidencialitetin, etikat morale, mënyrën e punës, kohëzgjatjen e të tjera.
Të dhënat, sipas gjithë analizave dhe kërkimeve të ndryshme që janë kryer dhe vazhdojnë të kryhen në këtë fushë, tregojnë se rezultatet e para të Coaching duken pas 3 – 6 muajsh. Pikërisht për këtë arsye seancat individuale zgjasin të paktën 3 muaj, me 2 seanca mujore, ku secila seancë zgjat 60 minuta.
Në fund të çdo seance, klienti dhe unë si coach vendosim për temën rreth së cilës do flasim herën tjetër ose tjetër lloj marrëveshjes mes nesh. Në vazhdim unë si coache bëj pyetje të tilla që klienti të shohi mundësitë e tjera, rrugët e ndryshme për të arritur objektivin e tij, mundësi të cilat më parë nuk i ka menduar si alternativë. Vlera e shtuar e seancave individuale është përkushtimi im 100% vetëm tek klienti, vëzhgimi i mënyrës së komunikimit verbal dhe joverbal, vëzhgimi me kujdes i reagimeve të klientit, përshtatja e ritmit tim me atë të klientit. Kjo më jep edhe mua si coache më shumë mundësi manovrimi dhe natyrisht kjo bën që klienti të arrij më shpejt rezultatet e dëshiruara.
Paketat me çmimet për seancat online (Personal coaching):
Paketa #1
Çfarë përfshin paketa?
Paketa: Seanca paraprake: 90 minuta + 6 seanca 60 minutëshe: 350 EUR
BONUS
Ushtrime të ndryshme pas çdo seance, ose sipas nevojës.
NJË seancë 60 minutshe që klienti mund ta shfrytëzojë në të ardhmen sipas nevojave të tij (FREE).
Pjesëmarrja në një nga seminaret që organizoj më vonë (deri 100 Eur), dhe nëse klienti është i interesuar, paguan vetëm gjysmën e çmimit.
Paketa #2
Seanca paraprake: 90 minuta + 10 seanca 60 minutshe: 550 EUR
NJË seancë 60 minutshe, të cilën klienti mund ta shfrytëzojë në të ardhmen sipas nevojave të tij (FREE).
Pjesëmarrja në një nga seminaret që organizoj më vonë (deri 100 Eur), në rastet kur klienti është i interesuar, për të cilën klienti paguan vetëm gjysmën e çmimit.