A është NLP-ja për mua? Si ndikojnë njohuritë NLP-së në jetën time?
Me përfundimin e gjithë moduleve të Licensed Practitioner of Neuro-Linguisitc Programming®, program i përgatitur sipas parimeve të bashkëthemeluesit të saj Dr. Richard Bandler, program i cili nuk ofrohet në asnjë studim apo trajnim tjetër, njohuri të cilat nuk gjenden në asnjë libër, ju keni një set fantastik njohurish dhe aftësish, aftësi të cilat mund ti përdorni në çdo fushë të jetës suaj. Me këtë program, ju mësoni shumë gjëra, ju jeni më të vetëdijshmëm për veten dhe për aftësitë tuaja.
Me njohuritë fantastike të cilat merrni me këtë program, mund të ndihmoni edhe të tjerët të jetojnë një jetë më të bukur, të ndihen më të plotësuar, mund ti ndihmoni të komunikojnë më mirë, të ndihen më konfident, të mendojnë ndryshe, të shohin mundësitë dhe jo mangësitë, të zbulojnë potencialet e tyre të brendshme, dhe shumë e shumë më tepër.
Njohuritë e përfituara përdoren në shumë fusha të jetës suaj:
Në fushën profesionale (biznes privat apo ndryshim karriere)
ATËHERE ËSHTË KOHA TË KONSIDERONI PROGRAMIMIN NEURO-LINGUISTIK
A keni biznesin tuaj?
- Me njohuritë e NLP-së dilni mbi konkurencën dhe rrisni fitimet tuaja.
- Mësoni sekretet e një komunikimi të suksesshëm dhe elegant.
- Menaxhoni në mënyrë efektive mendimet tuaja të brendshme. Arrini më shpejt ato çfarë dëshironi. Me mendësinë tuaj influencioni edhe të tjerët që punojnë me ju.
- Kontrolloni emocionet tuaja. Menaxhoni më lehtë punën nën presion.
- Jeni më të fokusuar.
- Ndryshoni sjellje dhe veprime jo të dobishme për ju dhe për biznesin tuaj.
- Kapërceni pengesat të cilat në biznesin apo në jetën tuaj profesionale nuk ju lejojnë të ngjiteni në nivele më të larta, apo nuk ju lejojnë të jepni më të mirën nga vetja.
- Menaxhoni më mirë ekipet tuaja. Mësoni si të motivoni veten dhe të tjerët.
- Kuptoni procesin e shitjes, strukturat dhe rëndësinë e këtyre strukturave, pasi nuk ka rëndësi se cila është fusha juaj, nuk ka rëndësi se çfarë shisni, produkte, idera apo kohën tuaj, procesi është i njëjtë.
- Mësoni të kontrolloni gjendjen ku ndodheni vetë dhe kuptoni gjendjen ku ndodhet klienti, kuptoni atë se për çfarë ka nevojë klienti, pasi të gjitha rezultatet, qofshin këto pozitive apo negative, ndodhin për një arsye. Ju, duke njohur teknikat dhe metodologjinë e ofruar nga NLP-ja, mund të ndryshoni rezultatet dhe arritjet tuaja.
- Mësoni të përdorni më saktë dhe më me elegancë gjuhën dhe modelet linguistike në mënyrë që ju dhe të tjerët të arrini ato çfarë dëshironi. Shprehni më qartë idetë dhe pikëpamjet tuaja. Paraqisni argumente bindëse.
- Mendoni dhe analizoni më thellë, krijoni idera më të qarta dhe merrni vendime më të mira, vendime të cilat ju afrojnë çdo ditë e më shumë drejt rezultateve që dëshironi të arrini.
NLP-ja me njohuritë e saj i mundëson biznesit të ofroj shërbime me nivele të një klasi botëror.
Në jetën tuaj personale dhe marrëdhëniet me të tjerët.
- Shumë shpejt indetifikoni dhe largoni bindjet kufizuese, bindje që nuk ju lenë të ecni para si në fushën profesionale apo në jetën personale. Pas kësaj jeta juaj personale dhe profesionale nuk është më njësoj.
- Njihni veten, zbuloni potencialet që nuk mendoni se kanë qenë ndonjëherë brenda jush.
- Duke njohur fuqinë e nënvetëdijes suaj, mësoni më shpejt sesa metodat klasike të shpërndarjes së njohurive.
- Duke kontrolluar emocionet tuaja, menaxhoni më lehtë problemet dhe sfidat gjatë jetës suaj.
- Fitoni cilësi komunikimi fantastike dhe kjo ju bën shumë më të fuqishëm, më karizmatik dhe më produktiv.
- Mësoni të përdorni më saktë dhe më me elegancë gjuhën dhe modelet linguistike në mënyrë që ju dhe të tjerët të arrini ato çfarë dëshironi. Shprehni më qartë idetë pikëpamjet tuaja. Paraqisni argumente bindëse.
- Përmirësoni marrëdhëniet personale.
- Rrisni vetëbesimin.
- Mendoni dhe analizoni më thellë, krijoni idera më të qarta dhe merrni vendime më të mira, vendime të cilat ju afrojnë çdo ditë e më shumë drejt rezultateve që dëshironi të arrini.
Programimi Neuro-Linguistk është mjaft i njohur dhe përdoret gjerësisht në fushën e zhvillimit personal, përdoret gjatë seancave të ndryshme terapike, përdoret në fushën e sportit, në fushën e edukimit, coaching, trajnime, performanca të ndryshme, përdoret gjerësisht në fushën e biznesit, në fushën artit, kulturës, politikës, e të tjera.
Në fakt përdoret në aq shumë fusha të jetës, sa do ishte më e thjeshtë të plotësonim një listë se ku nuk përdoret.
NLP-ja është një mjet dhe një metodologji universale, të cilën mund ta implimentoni në të gjitha fushat e jetës suaj, pavarësisht se fillimisht mund të kërkoni zgjidhjen e një problemi të një fushë të jetës suaj profesionale apo personale.
Tashmë këto teknika keni mundësinë ti mësoni edhe ju!
Për herë të parë në Shqipëri dhe në Kosovë!
Bëhuni pjesë e grupit NLP Training, Consulting & Coaching e drejtuar nga trajnerja ndërkombëtare e Programimit Neuro-Linguistik, Shpresa Rupar, e vetmja trajnere e licensuar për territorin e Shqipërisë dhe Kosovës.
Ju garantojmë që jetës suaj do ti jepni një kuptim komplet ndryshe.
Pas çdo trajnimi pajiseni me Certifikatë Ndërkombëtare, certifikatë e lëshuar nga The Society of Neuro-Linguistic Programming™ dhe e firmosur nga vetë bashkëthemeluesi i saj, Dr. Richard Bandler.