Trajnimet e Programimit Neuro-Linguistik

Çdo problem është problem atëhere kur e mendoni si të tillë.
Ndryshimi i mendimeve është më i thjeshtë nga sa mendoni.

Kur ju ndryshoni hartën tuaj të brendshme të perceptimit të realitetit, ndryshon edhe realiteti rreth jush.

Ju mund të jeni vetëm një hap larg Jetës së Ëndërrave Tuaja.

Por a i njihni strategjitë që duhet të përdorni?

Me programet e NLP-së mësoni sekretet e komunikimit të suksesshëm dhe elegant, zbuloni si të kontrolloni mendimet në një mënyrë komplet ndryshe për të arritur ndryshimin e shumëdëshiruar në shumë fusha të jetës suaj, zbuloni potencialet tuaja të brendshme, potenciale që ndoshta nuk i keni menduar kurrë se ndodhen brenda jush.

Bëhuni pjesë e grupeve NLP Mastermind për të mësuar teknologjinë më të fundit të zhvillimit njerëzor.

Çfarë thonë pjesëmarrësit e trajnimit për mua?

 

M. Sheta

Për mua ka qenë një nga trajnimet më fantastike që kam marrë deri tani, dhe një nga eksperiencat më të bukura. Së pari ky program i theu gjithë pritshmëritë e mia nga tematika që Shpresa kaloi, por edhe fal përgatitjes së Shpresës, gjë që e vlerësoj shumë dhe i jam shumë mirënjohëse. NLP-ja do zëri një pjesë shumë të rëndësishme në jetën time, sepse edhe kur e nisa, e nisa me qëllimin që do hyj, do mësoj, do marr sa më shumë nga kjo eksperiencë për të qenë një versioni më i mirë i vetes dhe për të shtuar sa më shumë vlerë në rrethin tim. Mund të them që pa frikë kam marrë shumë e shumë gjëra, pra shkurt ishte thjesht një eksperiencë fantastike me një rezultat shumë fantastik. NLP-ja nuk do ndahet më nga jeta ime, normalisht do vazhdoj edhe më tej, fal kjo edhe ndihmës dhe përkrahjes së Shpresës. Faleminderit!

E. Qato

Me NLP-në (Programimi Neuro Linguistik), jam befasuar dhe  zhvillimin im personal është ngritur në një shkallë tepër të lartë, saqë mendoj se ka qenë zgjedhja më me vlerë që kam bërë në jetën time. Do të vazhdoj që të thellohem edhe më tej tek ky programim i cili më befason me çdo lloj zgjidhjeje që i jep problemeve duke na  bërë më konfident. Faleminderit!

K. Agalliu

Fillimisht dua të falenderoj Shpresën e cila gjatë këtij tre mujori na dha kaq shumë informacione, kaq shumë të dhëna, shumë më shumë nga çprisja. Fal këtij programi të ngjeshur me informacione, arrita të kuptoj që realisht rezultati varet gjithmonë nga ne, të tjerët janë thjesht justifikime. NLP-ja (Programimi Neuro Linguistik, pavarësisht rrethanave ku ndodhemi, është ndryshimi që sjell ndryshimin. Faleminderit!

S. Gogo

Trajnimin e NLP-së (Programimi Neuro Linguistik), e nisa si një kurs ku atëhere, pa e njohur përmbajtjen, e shikoja paksa si njohuri sipërfaqësore, por mora shumë më shumë, me këto njohuri arrita të njoh veten time. Shpesh ulem dhe mendoj, ua paska kaq shumë gjëra me të cilat unë arrita të zbuloj dhe të njoh veten thellë si dhe me këto njohuri do mund të ndihmoj dhe të tjerët. Mendoj se ishte absolutish shumë i vlefshëm si program dhe falenderoj Shpresën që na e dha këtë mundësi. Faleminderit!

A. Hoxha

NLP-ja (Programimi Neuro Linguistik), është ndryshimi që sjell ndryshimin dhe unë vërtet kam ndryshuar. Me njohuritë e marra do ndihmoj dhe të tjerët drejt ndryshimit. Këto njohuri më hapën rrugën drejt dijeve shumë të vecanta, por mbi të gjitha falë Shpresës unë arrita të njoh edhe veten, kush jam unë në të vërtetë, dhe si ti realizoj objektivat e mia në jetë. Faleminderit!

Licensed Practitioner of NLP™

Çfarë thonë pjesëmarrësit e trajnimit për mua?

NEWSLETTER

Bie dakord me politikat dhe kushtet tuaja të përdorimit si dhe me Politikën e Privatësisë, sipas Rregullores së Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

A ju duhet më shumë informacion rreth programit?

A keni pyetje specifike?
Mos hezitoni të më kontaktoni.

    Duke klikuar më poshtë, ju bini dakord me politikat dhe kushtet tona të përdorimit të të dhënave tuaja personale, të dhëna të cilat përdoren vetëm për dërgimin e mesazheve elektronike, si dhe për t’ju informuar rreth të rejave nga ana jonë. Të dhënat tuaja nuk i kalohen asnjë pale të tretë. Të dhënat tuaja personale do të ruhen dhe përpunohen bazuar mbi Politikën e Privatësisë, sipas Rregullores së Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

    Jam dakord me kushtet.