Konfidenca & Vetëvlerësimi (Program 3 ditor ONLINE)

A keni njohur deri tani ndonjë person, i cili me zgjedhjen e fjalëve, tonin e zërit, me besimin tek vetja ju ka bërë për vete❓

Besoj se po.

Besoj se të gjithë njohim persona të tillë.

A e dini që njerëzit konfident zotërojnë disa njohuri dhe teknika praktike për të përçuar njohuritë e tyre dhe për të perfomuar me sukses❓

A do dëshironit të mësonit edhe ju❓……., pasi, pavarësisht talenteve dhe aftësive që keni, pa besimin tek vetja më besoni nuk mundeni të arrini aty ku, apo ato që ju dëshironi, por nëse i keni të dyja, bëheni të pandalshëm.

Konfidenca përbën 90% të suksesit.

Nëse ju i zotëroni të gjitha këto, BRAVO, ju uroj shumë suksese edhe më tej! (nëse më shikoni diku rastësisht, ju lutem më përshëndesni, do ishte  kënaqësia ime të njiheshim nga afër).

Nëse ndodheni në pozicionin kur ende ju mungon besimi tek vetja, kur ende, pavarësisht njohurive fantastike që zotëroni nuk jeni të kënaqur me rezultatet tuaja, atëhere është koha për njohuri të reja.

Keni fatin e mirë, se nuk do t’iu duhen disa vite kohë e harxhuar, as investime dhe kërkime për të zbuluar se çfarë kanë të përbashkët ata që ndihen konfident (këto vite i kam investuar unë edhe për ju). E vetmja gjë që do t’iu lutesha është t’i jepni vetes edhe mua mundësinë t’iu tregoj njohuritë e fituara.

Çfarë përmban ky program?

Teori, Ushtrime, Pyetësor & trajnim (pyetje dhe analizime të problemeve tuaja konkrete), dhe shumë më tepër.

Pikat kryesore të trajnimit:

  • Çfarë është vetëbesimi?
  • Ushtrim: Ku ndodhem për momentin? Analizimi i rrethit të jetës i detajuar. Ku ju ndodheni tani dhe ku e shikoni veten në të ardhmen. Kjo analizë shoqërohet me seanca të shkurtra Coaching, për zgjidhjen e një problemi real të pjesëmarrësve të grupit.
  • Pyetësori.
  • Dialogu juaj i brendshëm & seancë e shkurtër Coaching.
  • Ushtrim.
  • Mitet dhe e vërteta për vetëbesimin.
  • Dyshimi tek vetja: 4 situata të ndryshme të cilat i zbuloj vetëm gjatë seminarit.

Kjo analizë shoqërohet me seanca të shkurtra Coaching, për zgjidhjen e një problemi real apo sfide me të cilën ndeshen pjesëmarrësit, (për secilën situatë më sipër4 seanca.)

  • Pesë shtyllat kryesore të vetëbesimit dhe 5 ushtrime të ndryshme lidhur me secilën pikë.

!!!!(Me këto ushtrime punoni për një periudhë 6 mujore)!!!

  • Ushtrim (Vizualizimi)
  • Pesë rituale të cilat ju ndihmojnë të jeni më konfident.
  • Ushtrim i cili ndiqet nga një surprizë.

Në fund pyetje nga ana juaj.

Regjistrohuni tani!

****VETËM 69 EUR****

DATAT e trajnimit të radhës:

19 Tetor 2021, ora 19:30 – 21:30 (ONLINE)

21 Tetor 2021, ora 19:30 – 21:30 (ONLINE)

26 Tetor 2021, ora 19:30 – 21:30 (ONLINE)

Çfarë thonë pjesëmarrësit e këtij trajnimi?

Seminari ishte aq mbresëlënës sa që të them të drejtën ka kaluar pritshmëritë e mia, d.m.th gjithcka ishte aq e mrekullueshme sa nuk gjej një shprehje adekuate që do të mund t’a përmbledh me një fjalë të vetme. Kam qartësuar aq shumë mendime nga ky seminar! Ndërsa ty të uroj për punën fantastike që ke bërë atë ditë dhe të përgëzoj për energjinë e pashtershme që posedon, sepse të qëndrosh kaq fresh per 6 orë e gjysëm, sa isha prezente është diçka qe e kam hasur te një numer i vogël individësh. Vërtetë, BRAVO ty që e bëre të mundur këtë seminar dhe BRAVO për mua që zgjodha të shpenzoj kohën time të çmuar për të qenë pjesëmarrëse dhe për të takuar një zonjë me kaq shumë vlera sa ty.

Faleminderit edhe njëherë për çdo gjë!

F. Hoxha

Regjistrohuni tani!

****VETËM 69 EUR****

Për kë është ky program?

Për këdo që i duhet të bëj prezantime të ndryshme.

Për këdo që dëshiron të kapërcej frikëra dhe bindje kufizuese nga më të  ndryshmet, dyshime dhe frikëra që nuk e lejojnë të realizoj ëndërrat e tij/saj.

Për këdo që dyshon tek vetja, tek njohuritë  dhe aftësitë e tij.

Për biznesmenët, ata/ato që duan të fillojnë një karrierë të re apo të ndryshojnë diçka në punën e tyre, por frika e dështimit nuk i le të hedhin hapin drejt asaj që dëshirojnë.

Për studentët, për të rinjtë që kanë humbur besimin tek vetja. 

Për ata/ato që kërkojnë partnerin e jetës.

Për këdo që kërkon të ndryshoj vendin e punës apo po kërkon të filloj karrierën e tij.

Për këdo që i ofron tregut një produkt cilësor, një shërbim apo një ide të re, por nuk di si të krijoj kontaktet me njerëzit, apo ka probleme me komunikimin.

Si dhe,

Për kompanitë që duan të rrisin shitjet.

Për departamentet shtetërore që kanë dalje të shpeshta para publikut, apo prezantime të ndryshme.

Për OJQ-të që kanë takime të shumta me organizata të ndryshme.

Për shkollat dhe Universitetet që duan t’ju ofrojnë studentëve të tyre diçka ndryshe, që këta të fundit të zotërjnë një aftësi më shumë për të arritur më shpejt objektivat e tyre.

Kur përdoren njohuritë e marra?

MENJËHERË!

Regjistrohuni tani!

****VETËM 69 EUR****

Për çdo informacion apo sqarime të mundshme rreth orareve dhe çmimeve, më shkruani më poshtë.

Çfarë thonë pjesëmarrësit e trajnimit?

Seminari ishte aq mbresëlënës sa që të them të drejtën ka kaluar pritshmëritë e mia, d.m.th gjithcka ishte aq e mrekullueshme sa nuk gjej një shprehje adekuate që do të mund t’a përmbledh me një fjalë të vetme. Kam qartësuar aq shumë mendime nga ky seminar! Ndërsa ty të uroj për punën fantastike që ke bërë atë ditë dhe të përgëzoj për energjinë e pashtershme që posedon, sepse të qëndrosh kaq fresh per 6 orë e gjysëm, sa isha prezente është diçka qe e kam hasur te një numer i vogël individësh. Vërtetë, BRAVO ty që e bëre të mundur këtë seminar dhe BRAVO për mua që zgjodha të shpenzoj kohën time të çmuar për të qenë pjesëmarrëse dhe për të takuar një zonjë me kaq shumë vlera sa ty.

Faleminderit edhe njëherë për çdo gjë!

F. Hoxha

Ju intereson më shumë? Më shkruani

Çfarë thonë pjesëmarrësit e trajnimit për mua?

NEWSLETTER

Bie dakord me politikat dhe kushtet tuaja të përdorimit si dhe me Politikën e Privatësisë, sipas Rregullores së Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

A ju duhet më shumë informacion rreth programit?

A keni pyetje specifike?
Mos hezitoni të më kontaktoni.

    Duke klikuar më poshtë, ju bini dakord me politikat dhe kushtet tona të përdorimit të të dhënave tuaja personale, të dhëna të cilat përdoren vetëm për dërgimin e mesazheve elektronike, si dhe për t’ju informuar rreth të rejave nga ana jonë. Të dhënat tuaja nuk i kalohen asnjë pale të tretë. Të dhënat tuaja personale do të ruhen dhe përpunohen bazuar mbi Politikën e Privatësisë, sipas Rregullores së Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

    Jam dakord me kushtet.