Trajnime të Programimit Neuro-Linguistik

Zbuloni shkencën që fshihet pas rezultateve të cilat doni të arrini në çdo fushë të jetës suaj!

Çfarë është Programimi Neuro-Linguistik?

Programimi Neuro-Linguistik ose shkurt NLP (Neuro-Linguistic Programming), është studim i ekselencës. Metodologjia e saj është bazuar mbi rezultat e një pune kërkimesh disa vjeçare në fushën e Psikologjisë, Neuroshkencës, Psikoterapisë, Filozofisë, Matematikës, Antropologjisë e të tjera.

NLP-ja është një metodologji e cila presupozon, që gjithë sjellja jonë ka një strukturë, dhe kjo strukturë mund të modelohet, mund të mësohet, mund t’ua mësojmë të tjerëve, mund të ndryshohet (ri-programohet). Për të kuptuar se cila strukturë është efektive dhe e dobishme për ne, përdorim aftësitë perceptuese, pra metodologjinë e NLP-së.

NLP-ja është një teknologji e mendimit dhe sjelljes, e cila përmes përdorimit të fjalës (Linguistik) dhe mënyrave të tjera të komunikimit ndikon në sjelljen e trurit (Neuro), për ti mundësuar një personi të ndryshoj mënyrën sesi ai reagon ndaj stimujve të jashtëm (Programimi), programim i cili manifestohet me sjellje dhe reagime më të mira; të gjitha këto me qëllimin e arritjes së objektivave dhe rezultateve të cilat ndoshta për individin dikur mund të ishin të paimagjinueshme.

NLP-ja është një sistem tepër efektiv, i cili ju jep mundësinë të ndryshoni mendime apo sjellje të caktuara, ti përshtasni apo ti eleminoni ato, ashtu si ju dëshironi. Me ndryshimin e këtyre mendimeve apo modeleve të brendshme emocionale apo mentale arrini më shumë suksese në cilëndo fushë të jetës suaj, qoftë kjo në fushën profesionale apo në jetën personale.

NLP-ja, si një set teknikash i cili ju ndihmon të përballeni më lehtë me sfidat e jetës, është studimi dhe implementimi i asaj se çfarë funksionon në kontekste të caktuara.

Me NLP-në ju mësoni të edukoni veten, bëheni më të vetëdijshëm për gjuhën dhe fjalët që përdorni, mësoni sjellje të reja, gjithmonë me qëllimin që të arrini atë se çfarë ju dëshironi nga vetja dhe nga jeta juaj.

NLP-ja është Studimi dhe Analizimi i strukturave të Eksperiencave Subjektive dhe çfarë ne mund të mësojmë prej tyre.

Programimi Neuro-Linguistik është: Mundësi, është set teknikash e metodash me anë të të cilave ne mund të ngremë ura të bukura komunikimi. Ky set i fuqishëm teknikash ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmoj me miliona njerëz të arrijnë të përmbushin objektivat e tyre, të ndihen më të plotësuar, si në jetën personale dhe profesionale. Më e mira e saj është fakti se, kur metodologjinë e saj e aplikojmë në një pjesë të jetës sonë automatikisht ndikon edhe në pjesët e tjera të jetës.

NLP-ja është: art, arti i ndryshimit të vetes, dhe kur ndryshojmë veten, ndryshon edhe bota rreth nesh.

NLP-ja është një Teknologji dhe Metodologji e adaptuar për tu përdorur për të arritur suksesin në fusha të ndryshme të jetës, si në fushën e biznesit, në shitje (pa marrë parasysh se çfarë shisni), në mentorime, në konsultime të ndryshme, në fushën e edukimit, psikologjisë, etj., etj., etj., pra si Meta-Teknologji, mundet të futet kudo, në cfarëdo lloj fushe që mendoni.

NLP-ja si studim ekselence, është hulumtim i sjelljes njerëzore si dhe i mendimeve dhe teknikave që ju çojnë nga pika A ku ndodheni tani drejt pikës B ku e shihni veten në të ardhmen, si dhe hulumtim i proceseve të cilat gjatë kësaj rruge ju mundeni të kontrolloni.

Ne si trajnerë të NLP-së, në vend që të kërkojmë çfarë është patologjike apo jopatologjike, me teknikat e Programimit Neuro-Linguistik ngremë modele; pra recetën që kanë përdorur ose përdorin njerëzit e suksesshëm, e përçojmë dhe tek ata që kërkojnë ndryshimin.

NLP-ja ofron një sërë teknikash praktike, me anë të implementimit të të cilave arrijmë rezultate afatgjata, ndryshojmë modelet e sjelljes, bindjet kufizuese, perceptimet e ndryshme të cilat na pengojnë dhe gjithashtu natyrisht arrijmë të njohim koshiencën dhe subkoshiencën tonë, në mënyrë që të mos funksionojmë si autopilot. NLP-ja është studim i strategjive të suksesshme, strategji të cilat i implementojmë për zgjidhjen e një palete të pafundme problemeshe dhe sfidash me të cilat ndeshet njeriu gjatë rrugës së jetës.

Me NLP-në mësoni si të fokusoheni, si të kontrolloni se ku ju përqëndroni energjinë tuaj për të arritur më shpejt aty ku dëshironi apo për të arritur ato që dëshironi, pra si të kontrolloni gjendjen emocionale, situatat e ndryshme, mendimet tuaja.

Programimi Neuro-Linguistik, është: ”Të menduarit me qëllim.” Dr. Richard Bandler

Parimet themelore të Programimit Neuro-Linguistik

Parimi kryesor i NLP-së bazohet fortë mbi atë që ne besojmë tek mundësia e ndryshimit. Njeriu mund të ndryshojë sjelljet, mendimet, veprimet dhe për rrjedhojë edhe rezultatet.

Me NLP-në ju zbuloni se:

  • Njerëzit dhe sjellja e tyre nuk janë e njëjta gjë. Harta nuk është territori. Vetëm duke e pranuar personin, mund të ndikojmë tek ndryshimi i sjelljes.
  • Njerëzit kanë gjithçka çfarë ju duhet për të arritur suksesin apo rezultatin e dëshiruar brenda vetes – ata thjesht duhet të mësojnë si ti zbulojnë këto burime.
  • Suksesi varet nga mënyra si komunikojmë dhe bukuria e një komunikimi varet nga përgjigjet që ne marrim. Kur mësojmë artin e komunikimit, edhe bashkëbiseduesi apo bota rreth nesh komunikon ndryshe.
  • NLP-ja bazohet mbi parimin që ju jeni përgjegjës për mendimet tuaja, dhe si rezultat edhe për jetën tuaj.
  • Kur diçka dështon apo nuk ecën ashtu si e keni menduar, mos harroni: kurrë nuk ka dështime, vetëm mësime.

Analizimi i fjalës NLP.

Termi NEURO i referohet sistemit nervor, nëpërmjet të cilit kalojnë dhe procesohen gjithë eksperiencat që ne përjetojmë gjatë jetës, ose shkurt rrugët nervore ku kalon informacioni i marrë nga receptorët shqisorë (shikimi, dëgjimi, prekja, shijimi dhe nuhatja).

Termi LINGUISTIK me sistemet e komunikimit verbal dhe joverbal i referohet gjuhës të cilën përdorim për të komunikuar me të tjerët dhe më e rëndësishme, gjuha që komunikojmë me veten.

PROGRAMIMI është aftësia se si të organizojmë sistemet nervore dhe komunikuese, për të arritur objektivat dhe rezultatet e dëshiruara.

NLP-ja është ndryshimi i nënvetëdijes, ndryshimi që sjell ndryshimin.

NLP-ja ju ndihmon që çdo ditë të përmirësoni rezultatet tuaj në fushën personale apo profesionale.
NLP-ja përfshin struktura dhe strategji të ndryshme, përfshin modele të përdorimit të fjalës. NLP-ja është  mënyra si komunikoni me të tjerët, por më e rëndësishme si komunikoni me veten, NLP-ja ju mëson si të ndryshoni botën apo hartën tuaj të brendshme, si të ndryshoni realitetin që ju perceptoni, për të qenë më të hapur ndaj mundësive të tjera inovative drejt asaj çfarë doni të arrini, për ta bërë këtë rrugë drejt suksesit apo ndryshimit shumë më të lehtë, cilido qoftë definicioni juaj për fjalën ”sukses”.

Përkufizimi i termit Programimi Neuro-Linguistik.

Termin ”Programimi Neuro-Linguistik”, term i cili ndeshet për herë të parë në vitet 70, e krijoi vetë bashkëthemeluesi i saj  Dr. Richard Bandler.

Para disa kohësh me kërkesën e vetë linguistëve, përkufizimi i këtij termi gjendet edhe në fjalorin Oxford English Dictionary, ku thuhet:

Programimi Neuro-Linguistik është: ”një model i komunikimit ndërpersonal i cili ka të bëj kryesisht me lidhjen midis modeleve të suksesshme të sjelljes dhe eksperiencave subjektive (veçanërisht modelet e mendimit), si dhe një sistem i terapisë alternative i bazuar mbi atë që kërkon të edukojë njerëzit mbi vetëdijësimin dhe komunikimin efektiv, si dhe të ndryshoj modelet e sjelljes së tyre, si ato mentale apo edhe emocionale”.

Çfarë thonë pjesëmarrësit e trajnimit për mua?

NEWSLETTER

Bie dakord me politikat dhe kushtet tuaja të përdorimit si dhe me Politikën e Privatësisë, sipas Rregullores së Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

A ju duhet më shumë informacion rreth programit?

A keni pyetje specifike?
Mos hezitoni të më kontaktoni.

    Duke klikuar më poshtë, ju bini dakord me politikat dhe kushtet tona të përdorimit të të dhënave tuaja personale, të dhëna të cilat përdoren vetëm për dërgimin e mesazheve elektronike, si dhe për t’ju informuar rreth të rejave nga ana jonë. Të dhënat tuaja nuk i kalohen asnjë pale të tretë. Të dhënat tuaja personale do të ruhen dhe përpunohen bazuar mbi Politikën e Privatësisë, sipas Rregullores së Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

    Jam dakord me kushtet.