Seminare
Nuk ka rëndësi nëse jeni nxënës, student/-e, i/e punësuar, i/e vetëpunësuar, menaxher/-e, drejtor/-eshë, zonjë shtëpie, menaxher/-e, trajner/-re, axhent/-e shitjeje, mësues/-e, folës/-e.
Nuk ka rëndësi nëse jeni kompani private, OJQ apo departament brenda aparatit shtetëror.
Nuk ka rëndësi nëse jeni shkollë private apo shtetërore.
Nuk ka rëndësi nëse shisni produkte fizike apo shërbime të ndryshme.
Brenda programeve dhe seminareve që ofroj e gjen veten kushdo.
Sjellja njerëzore dhe bota emocionale e brendshme, pavarësisht asaj me çfarë ju merreni në jetën tuaj të përditshme, pavarësisht asaj se ku ju ndodheni për momentin, pavarësisht asaj se ku dhe çfarë doni të arrini, ka disa pika (ose shumë pika) të përbashkëta.
Gjithmonë kam qenë ”e uritur” për njohuri, por mbi të gjitha më ka interesuar sjellja njerëzore, komunikimi, ajo çfarë na bashkon dhe ajo çfarë na largon.
Kjo “uri” për njohuri më ka çuar deri tek programet e NLP-së.
Seminaret e përgatitura me kujdes nga ana ime, pavarësisht eksperiencave tuaja të deritanishme dhe natyrisht, pa harruar kulturën shqiptare, pa anashkaluar kushtet dhe mundësitë brenda realitetit shqiptar, fillojnë pikërisht nga këto pika të përbashkëta të sjelljes njerëzore ku ju jap teknika konkrete sesi ju, duke ndryshuar sjelljen dhe komunikimin mundeni të kapërceni këto barriera për të arritur ato çfarë dëshironi në jetën tuaj.