Termin ”Programimi Neuro-Linguistik”, term i cili ndeshet për herë të parë në vitet 70, e krijoi vetë bashkëthemeluesi i saj  Dr. Richard Bandler.
Para disa kohësh me kërkesën e vetë linguistëve, përkufizimi i këtij termi gjendet edhe në fjalorin Oxford English Dictionary, ku thuhet:
Programimi Neuro-Linguistik është: ”një model i komunikimit ndërpersonal i cili ka të bëj kryesisht me lidhjen midis modeleve të suksesshme të sjelljes dhe eksperiencave subjektive (veçanërisht modelet e mendimit), si dhe një sistem i terapisë alternative i bazuar mbi atë që kërkon të edukojë njerëzit mbi vetëdijësimin dhe komunikimin efektiv, si dhe të ndryshoj modelet e sjelljes së tyre, si ato mentale apo edhe emocionale”.

Programimi Neuro-Linguistik është krijuar për të na lejuar, që ne si qenie njerëzore të kuptojmë se si ndikon komunikimi verbal dhe joverbal tek truri i njeriut, si mundemi të krijojmë kanalizime të reja brenda tij. Si i tillë na jep mundësinë jo vetëm që të komunikojmë më mirë me të tjerët, por gjithashtu edhe të mësojmë se si ne mundemi të kontrollojmë funksionet të cilat në neurologji konsideroheshin si funksione automatike.

Programimi Neuro Linguistik është: ”Studimi dhe Analizimi i strukturave të Eksperiencave Subjektive dhe çfarë ne mund të mësojmë prej tyre”.

Dikush mund të pyesi: …dhe çfarë do të thotë kjo për mua?

Nëse e thjeshtojmë pak, NLP-ja është zhvilluar për të kuptuar atributet dhe modelet gjuhësore specifike të përdorura nga terapeutët e suksesshëm për të ndihmuar njerëzit të kapërcenin fobitë e ndryshme, problemet e ndryshme familjare dhe sfida të tjera me të cilat ndesheshin gjatë jetës.

NLP-ja është zhvilluar në vitet 70 nga Dr. Richard Bandler dhe John Grinder. Ata, gjatë studimit të përsosmërisë tek të tjerët, veçanërisht duke u bazuar tek puna e tre ekspertëve më të njohur në fushën e zhvillimit njerëzor të asaj kohe, Milton Erikson, psikiatër dhe psikolog i specializuar për hipnozën klinike, Virgina Satir terapeute familjare dhe Fritz Perls psikiatër i cili është përgjegjës për zhvillimin e terapisë Gestalt, u mahnitën me rezultatet e këtyre të fundit gjatë punës me klientët.

Dr. Richard Bandler dhe John Grinder filluan me krijimin e modeleve matematike specifike të gjuhës terapeutike për të kuptuar çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon, me qëllimin që këto modele ti ”kopjonin” dhe ti përdornin si struktura dhe modele suksesi për ti aplikuar edhe tek individët e tjerë të cilët ndesheshin me të njëjtat probleme.

Me të drejtë ju mund të vazhdoni të pyesni: ”Çlidhje ka terapia apo psikologjia me mua”! ”Unë thjesht dua të jem i suksesshëm apo tashmë kam arritur një nivel suksesi në fushën time dhe  dua të ngjitem një shkall më lartë”.

Jini të qetë, pasi Programimi Neuro-Linguistik nuk është terapi, NLP-ja është një Meta-Teknologji e cila përdor modelet e zhvilluara nga Dr. Richard Bandler dhe John Grinder për t’ju bërë të kuptoni më mirë sesi funksionon truri dhe mendësia juaj, çfarë kufizimesh mund të keni dhe çfarë mundësish mund të mos shihni.

Me NLP-në, ju shihni bukurinë e krijimit të këtyre modeleve dhe si këto modele janë përshtatur për të përcaktuar më mirë modelet gjuhësore të njerëzve të suksesshëm në fusha të ndryshme. Pra, vërtet ata filluan me modelimin e terapeutëve, por nuk ngelën deri aty. Sot ata, por jo vetëm, pasi metodat e NLP-së përdoren nga ekspert të fushave të ndryshme, modelojnë njerëzit e suksesshëm në fushat e sportit, politikës, biznesit, akademikë të ndryshëm, biznesmenë, fëmijë, mësues, shkencëtarë, shkrimtarë, aktorë, këngëtarë, regjisorë, figura të njohura, psikologë, psikoterapeutë, artistë etj., etj

Qysh nga fillimet e saj në vitet 70 e deri sot, NLP-ja është kthyer në një fenomen mbarëbotëror, e cila me metodologjinë e vet ka ndihmuar me miliona njerëz të rrisin cilësinë e jetës së tyre dhe performancën në punën e tyre. Disa nga njerëzit më të njohur që gjatë jetës së tyre kanë përdorur dhe vazhdojnë të përdorin metodologjinë e NLP-së janë:

Cheryl Cole, pas divorcit nga Ashley Cole dhe pasi nuk fitoi X Factor, përdori NLP-në për të rifituar besimin tek vetja.
Oprah Winfrey për të motivuar publikun, gjithashtu përdor teknikat e NLP-së.
Russell Brand ka përdorur NLP-në për të kapërcyer problemet nga varësitë e ndryshme që kishte krijuar.
Komediani Jimmy Carr gjithashtu ka folur publikisht se në cilat fusha e ka ndihmuar metodologjia e NLP-së.
Këngëtari Pharrel Williams e dashuron NLP-në, ai ka pranuar publikisht që sa herë shkruan një muzikë të re përdor metodat e NLP-së.

Metodat e NLP-së, gjithashtu janë përdorur dhe vazhdojnë të përdoren nga personalitete të ndryshme të sportit. Qëllimi është që të përmirësojnë rezultatet e tyre përfundimtare në disiplinat e ndryshme të sportit.

NLP-ja ndihmon për të krijuar mentalitetin e një kampioni.

Gjithashtu Tony Robbins, si një nga figurat më të suksesshme mes ekspertëve në fushën e zhvillimit personal, përdor teknikat e NLP-së.

NLP-ja ndihmon individët, grupet dhe organizatat në mënyra nga më të ndryshmet.

Tani NLP-ja MUND të të ndihmojë edhe ty!

Për herë të parë në Shqipëri dhe në Kosovë!

Bëhuni pjesë e grupit NLP Training, Consulting & Coaching e drejtuar nga trajnerja ndërkombëtare e Programimit Neuro-Linguistik, Shpresa Rupar, e vetmja trajnere e liçencuar për territorin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ju garantojmë që jetës suaj do ti jepni një kuptim komplet ndryshe.

Pas çdo trajnimi pajiseni me Certifikatë Ndërkombëtare, certifikatë e lëshuar nga The Society of Neuro-Linguistic Programming™ dhe e firmosur nga vetë bashkëthemeluesi i saj,  Dr. Richard Bandler.

NEWSLETTER

Bie dakord me politikat dhe kushtet tuaja të përdorimit si dhe me Politikën e Privatësisë, sipas Rregullores së Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.