Krijoni të ardhmen tuaj.
Strategjitë e zhvillimit për liderat që planifikojnë dhe krijojnë të ardhmen.

A jeni të interesuar të dini se si unë ju ndihmoj të arrini rezultatet që dëshironi❓
A jeni drejtues i një biznesi të vogël, të mesëm apo familjar❓
A jeni vazhdimisht në kërkim të srategjive dhe metodave të cilat sjellin rezultate dhe sukses afatgjat❓
A jeni vazhdimisht në kërkim të mënyrave të reja dhe efikase për të drejtuar dhe organizuar biznesin tuaj❓
A përballeni me sfida të ndryshme për zgjidhjen e ankesave dhe kërkesave komplekse të klientëve tuaj❓
A doni të njihni klientin tuaj ideal❓
A do donit që me anë të komunikimit pozitiv të zgjidhnit në mënyre efektive konfliktet e ndryshme❓

A e dini se çdo sekondë lançohen tre startupe❓ Si mundeni me biznesin juaj në këtë ekonomi tregu tepër aktive të përballoni më lehtë këto sfida, si mundeni të evitoni më të keqen, pra falimentimin❓
A e dini se, sipas të dhënave të Parlamentit Europian, kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme përfaqësojnë 99% të gjithë kompanive të Komunitetit Europian❓ Këto biznese të vogla, të mesme apo familjare, janë motori lëvizës dhe luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin dhe fuqizimin e ekonomisë. Kapitali më i madh i çdo organizate, kompanie, shoqërie, pavarësisht madhësisë së saj, janë njerëzit. Në kompanitë e vogla faktori njeri ka një rëndësi edhe më të madhe, pasi secili prej tyre duke qenë një shtyllë e fortë luan rol vendimar në mbarëvajtjen e kësaj kompanie.

Zhvillimi gjithmonë është një proces i vështirë dhe veçanërisht në ditët e sotme, ku kemi rritje të ofertës në treg dhe pas kësaj oferte një sistem të sofistikuar të Neuromarketingut, ndryshimet për çdo kompani, janë kthyer në domosdoshmëri, qofshin këto korporata gjigande, kompani të njohura botërore apo biznese familjare, të vogla dhe të mesme.

Analiza dhe trajnimet brenda kompanisë sot më shumë konsiderohen nga kompanitë e mëdha, por, pikërisht konkurenca globale tepër e fortë i ka kthyer analizat dhe trajnimet brenda kompanive të vogla në domosdoshmëri.
Në bizneset familjare, ku sistemi racional i biznesit ndërthuret me emocionet familjare, menaxhimi bëhet edhe më i vështirë.

A jeni gati për sfidën e radhës?

Për ju kam përgatitur këtë program i cili përfshin: 

–       Analizimin
–       Vlerësimin

si dhe

–       Ripozicionimin e biznesit tuaj në treg, duke ju përshtatur kushteve dhe ndryshimeve të reja si dhe lojës së ekonomisë së tregut.

Duke punuar së bashku me ju, analizojmë aftësitë dhe njohuritë tuaja, identifikojmë vlerat tuaja, analizojmë metodat dhe rrugët që ju përdorni për të realizuar qëllimet dhe objektivat tuaja. Pas këtij analizimi ne kuptojmë:

KUSH doni të jeni, KU dhe SI të luani për të fituar lojën tuaj. 

Ju ndihmojm të zhvilloni strategji, metoda dhe sftësi menaxhuese që ju çojnë drejt rezultateve dhe suksesit afatgjatë.

Si punojm unë dhe cilat janë pikat kryesore të këtij programi të personalizuar, program i përshtatur 100% sipas nevoja të kompanisë suaj?

Kushtet dhe mjedisi i punës

Dy faktorë të cilët luajnë rol kyç në suksesin e një kompanie. A ka vend për përmirësim? Me krijimin e një mjedisi pune të përshtatshëm dhe të këndshëm ndikoni drejtëpërsëdrejti në cilësinë e jetës profesionale dhe personale të të punënjësove të kompanisë suaj.

Klientët, produktet, shërbimi

Së bashku analizojmë marrëdhëniet që keni me konsumatorin dhe bashkëpunimet afatgjata, (qofshin këta edhe B2B). Me anë të seancave të veçanta brenda kompanisë suaj, gjejmë klientin tuaj ideal.

FOKUS

Duke u bazuar mbi analizat e shitjeve, së bashku analizojmë dhe vlerësojmë paketën e produketve dhe shërbimeve që ju i ofroni tregut dhe a ka vend për përmirësim të kësaj oferte? Në fund ju ofrojm zgjidhje konkrete, në mënyrë që të ulni rreziqet e investimeve tuaja.

Objektivat dhe vizioni 

Shpesh këto janë pikënisja e gjithçkaje, këtu qëndron forca e brendshme për zhvillimin dhe rritjen e kompanisë. Së bashku zbulojmë se cilat objektiva keni dhe si ky vizion dhe këto objektiva të guximshme ndihmojnë në zhvillinim afatgjatë të kompanisë suaj. Faza tjetër është implementimi i strategjive për të realizuar këto objektiva, strategji të Programimit Neuro-Linguistik, të cilat përdoren nga më të mirët.

Motivimi mendimi pozitiv.

Një ditë, ku ofrojm seanca trajnimesh të vecanta, individuale ja kushtojm vetëm punonjësve tuaj. Gjatë gjithë kohës punojm të shoh situatën në tërësi duke analizuar çdo faktor që ndikon në rezultate tuaja, por me anë të pyetjeve arrij të kuptoj ku ndodhet dhe si e sheh veten brenda kompanisë punonjësi juaj, pasi motivimi i punonjësve dhe ndjenja e të qenit një me kompaninë është sekreti i suksesit brenda një kompanie. 

Këtë program të personalizuar ja përshtas 100% nevojave dhe kërkesave të kompanisë suaj.

Para se të filloj punën me kompaninë tuaj, ne vendosim objektiva të qarta dhe të matshme tek të cilat si unë por edhe ju përqëndrohemi gjatë gjithë programit. Në këtë mënyrë ju arrini atë që JU dëshironi.

Bashkëpunoj me liderat e kompanive të vogla dhe të mesme si dhe me biznesin familjar për analizimin, vlerësimin dhe ripozicionimin e biznesit tuaj në treg.

Pse jam zgjedhja e duhur për ju?

Jam Shpresa Rupar, Trajnere personale dhe Trajnere Biznesi, e pajisur me disa çertifikata ndërkombëtare sipas metodikës më të fundit dhe më të kërkuar në fushën e zhvillimit personal dhe profesional, Programimit Neuro- Linguistik.

por,

Përparësia ime është vetë përvoja ime e pasur gati 23 vjeçare në sektorin privat, ku e kam gjetur veten në role të ndryshme dhe kam eksperienca biznesi në vende të ndryshme. Karrierën time e kam filluar si e punësuar dhe kam vazhduar duke ngjitur shkallët deri në themelimin e kompanisë sime.

Gjatë këtyre viteve, duke kërkuar zgjidhje të sfidave që kërkon biznesi privat, kam ndjekur trajnime dhe studime nga më të ndryshmet dhe sot me këtë përvojë të pasur dhe me disa diploma ndërkombëtare si Trajnere biznesi, ndaj me ju programe me tematika të ndryshme.

Në kohët moderne, kur tregu është i tejngopur nuk ka vend për improvizime. Është tepër e rëndësishme të keni qasje profesionale jo vetëm me klientin dhe partnerët e ndryshëm të biznesit, por edhe brenda vetë kolektivit.

MË SHUMË RRETH MEJE (klikoni këtu)

“Gjëja më e bukur është kur punojmë me njerëz të cilët jo vetëm që na shtyjnë më tej, por na bëjnë të sfidojmë mënyrën si mendojmë, na bëjnë të sfidojmë veten, dhe më besoni në fund dilni të fituar”

Ju intereson më shumë? Më shkruani

Çfarë thonë pjesëmarrësit e trajnimit për mua?

NEWSLETTER

Bie dakord me politikat dhe kushtet tuaja të përdorimit si dhe me Politikën e Privatësisë, sipas Rregullores së Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

A ju duhet më shumë informacion rreth programit?

A keni pyetje specifike?
Mos hezitoni të më kontaktoni.

    Duke klikuar më poshtë, ju bini dakord me politikat dhe kushtet tona të përdorimit të të dhënave tuaja personale, të dhëna të cilat përdoren vetëm për dërgimin e mesazheve elektronike, si dhe për t’ju informuar rreth të rejave nga ana jonë. Të dhënat tuaja nuk i kalohen asnjë pale të tretë. Të dhënat tuaja personale do të ruhen dhe përpunohen bazuar mbi Politikën e Privatësisë, sipas Rregullores së Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

    Jam dakord me kushtet.