Ju ndihmojmë të arrini rezultatet & objektivat që dëshironi!
Me programet që ofrojmë, ne mësojmë njerëzit si të ndryshojnë mënyrën e të menduarit, dhe duke i aplikuar këto metoda në jetën e tyre të përditshme, ata, jo vetëm që ndryshojnë jetën e tyre, por mund të influencojnë edhe botën që i rrethon.
Bëhuni pjesë e programeve tona ku ju me njohuritë që merrni:
Atyre që doni ju jepni krahë të fluturojnë, rrënjë të kthehen dhe arsye të qëndrojnë
– Dalai Lama –
Jam Shpresa Rupar, e vetmja trajnere ndërkombëtare e licensuar e Programimit Neuro-Linguistik për territorin e Shqipërisë dhe Kosovës, nga The Society of Neuro-Linguistic Programming™ si dhe nga vetë bashkëthemeluesi i NLP-së Dr. Richard Bandler.
Paketa e plotë, Trajnime të Programimit Neuro-Linguistik, Konsulenca të ndryshme dhe Coaching, është ajo që sjell ndryshimin, pasi vetë NLP-ja është ndryshimi që bën ndryshimin.
Duke transferuar njohuri të reja, ndaj me ju që jeni po aq të apasionuar, pasionin tim për të qenë zëri i ndryshimit, pasi unë besoj se mënyra më e mirë për të ndryshuar botën fillon me ndryshimin e vetes.