Mua më motivojnë objektivat e larta.

Kjo është arsyeja pse punoj me ata që nuk kanë frikë nga qëllimet e mëdha, nga objektivat përtej vetes dhe që gjithashtu bëjnë gjithçka që ato ti realizojnë. Unë me ata identifikohem dhe i ndihmoj që këto objektiva ti ndjekin dhe ti realizojnë.

Nuk ka rëndësi se çfarë mendon për veten, ti je shumë më tepër se aq!

Edhe unë gjithashtu!

Jam kurioze, jam analiste, jam nxënëse e përjetshme, e dua jetën, i dua njerëzit. Më pëlqen leximi, gatimi, udhëtimet. I adhuroj sfidat, të cilat nuk më kanë munguar asnjëherë.

Gjithmonë më ka tërhequr funksionimi i trurit, marrëdhëniet dhe komunikimi, çfarë na dallon nga njëri-tjetri dhe çfarë na bashkon. Dëshira ime për të mësuar gjëra të reja dhe për të dhënë kontributin tim më çuan deri tek këto diploma që mbaj sot:

Praktikante e Programimit Neuro-Linguistik,

Master Praktikante e Programimi Neuro-Linguistik,

Life & Business Coach

si dhe 

E VETMJA trajnere ndërkombëtare e licensuar e Programimit Neuro-Linguistik™ për territorin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Unë jam Shpresa,

Në jetën time, po ashtu si edhe emri im, asnjëherë nuk më ka munguar shpresa. Por, shumë shpejt kuptova se duke u mbajtur vetëm tek shpresa nuk do kisha shumë shpresa për një të ardhme ndryshe. Pikërisht optimizmi im i lindur dhe kjo shpresë për një të ardhme më të bukur më detyruan të dal mbi pritshmëritë e shoqërisë shqiptare të viteve 90. Natyrisht si një grua shqiptare e rritur në një sistem komplet ndryshe dhe më vonë e përballur në jetën reale me ndryshime politike dhe ekonomike të paimagjinueshme për Shqipërinë e atyre viteve, kam kaluar një rrugë jo të lehtë për të arritur ato çfarë kam aritur në jetën time dhe për të qenë kjo që unë jam sot.

Sot, me një përvojë gati 23 vjeçare tepër të pasur në sektorin privat, them me siguri që ndihem me shumë fat të jem një produkt i eksperiencave dhe kulturave të ndryshme.
Lidhja ime me biznesin filloi pranë kompanisë sllovene “Adria Airways” në Tiranë. Njohuritë e marra pranë kësaj kompanie më dhanë mundësinë e vazhdimit të karrierës brenda sektorit privat, jo vetëm si e punësuar por edhe si themeluese e kompanisë sime. Gjatë kësaj periudhe, ku e kam gjetur veten në role të ndryshme si e punësuar, menaxhere apo edhe CEO, kam kuptuar avantazhet dhe kurthet me të cilat ndeshet biznesi i vogël dhe ai i mesëm. Nga natyra jam kureshtare dhe analiste. Analiza dhe kurioziteti gjithmonë më kanë shtyrë të kërkoj shkaqet e rezultateve, qofshin këto pozitive apo negative, dhe kjo gjithmonë me qëllimin e përmirësimit të bilanceve të fundvitit, pasi në fund të fundit këto rezultate janë ato që pozicionojnë një kompani në treg, si dhe individin brenda një kompanie.

Pikërisht këto analizime dhe kërkime brenda fushës së biznesit, më kanë detyruar të kërkoj përgjigjet e sfidave të ndryshme, dhe mënyra më e mirë është  nëpërmjet studimeve të ndryshme. Meqenëse gjithmonë më ka tërhequr funksionimi i trurit, marrëdhëniet dhe komunikimi mes njerëzve, para disa vitesh u ndesha me një fushë të re, fushë të cilën deri atëhere e njihja shumë pak. Libri i Brian Tracy ”Rruga drejt suksesit” më bëri të kërkoj edhe më tej dhe më vonë Brian Tracy u bë mentori im i parë. Pas këtij trajnimi kam qenë pjesëmarrëse e shumë seminareve disa ditore, studime mujore apo edhe më gjatë, si në Slloveni apo edhe deri në Amerikën e largët.
Por gjithësesi, gjatë këtyre viteve të fundit me studimet e Programimit Neuro-Linguistik, program i përsosmërisë, studime të cilat i fillova në Slloveni pranë Mastermind Academy, me Dr. Aleksander Shinigoj, dhe të cilat i vazhdova edhe më tej në SHBA pranë vetë bashkëthemeluesit të Programimit Neuro-Linguistik, Dr. Richard Bandler, mora përgjigjet e pyetjeve të kërkuara.
Sot këto njohuri, përvoja të punës sime dhe investimet e mia në fusha të ndryshme i ndaj me ju nëpërmjet programeve të ndryshme që ofroj, qofshin këto trajnime të pajisura me Liçencat e Programimit Neuro-Lingustik, konsultime brenda kompanive apo edhe seanca individuale.

Në ditët e sotme, rezultatet na garantojnë stabilitetin, sigurinë por edhe zhvillimin në nivele të ndryshme.

Për të arritur këto rezultate në fushën personale apo atë profesionale vendin kryesor e zë komunikimi. Në seminaret dhe trajnimet e ndryshme nuk flas vetëm për pjesën teorike apo nuk jap thjesht disa teknika të shkruara, por me anë të ushtrimeve dhe metodave praktike të ndryshme të NLP-së, ju mësoj sesi të krijoni këto ura komunikimi. Në kohët moderne, kur tregu është i tejngopur nuk ka vend për improvizime. Është tepër e rëndësishme të keni qasje profesionale jo vetëm me klientin dhe partnerët e ndryshëm të biznesit, por edhe me kolektivin tuaj brenda kompanisë.

”Atyre që doni jepuni krahë të fluturojnë, rrënjë të kthehen dhe arsye të qëndrojnë”- Dalai Lama

Shpesh njerëzit më pyesin se ku e shoh veten më të suksesshme?

Gjatë punës sime si trajnere, mentore, konsulente, rezultatet dhe transformimet tek klientët e mi, më bëjnë të ndihem e suksesshme dhe krenare. Ata me suksesin e tyre më japin arsye çdo ditë e më shumë të vazhdoj me punën dhe misionin tim.

Nuk ka gjë më të bukur kur individi ndan me mua probleme të cilat nuk ja beson askujt, as partnerit apo  partneres. Nuk ka gjë më të bukur sesa, kur pas disa seancave më flet me krenari për hapat e hedhura për të shpëtuar martesën, kompaninë, ose kur më dërgon fotot pas takimit me fëmijën që nuk e kishte takuar me vite, ose kur dikush tjetër më dërgon foton nga New Yorku, udhëtim të clin nga frika e fluturimeve, nuk e kishte menduar se mund ta realizonte ndonjëherë, apo kur gruaja e përdhunuar e cila hap pas hapi, ditë pas dite, seancë pas seance ka një luftë më pak me demonët e saj të brendshëm.

Gjithësesi është vështirë ti numëroj sukseset e mia, zakonisht është në natyrën njerëzore të mos ju kushtojmë shumë rëndësi arritjeve tona, por me siguri mund të them që arritja ime më e madhe është familja ime. Krah meje kam një bashkëshort i cili përkrah çdo iniciativë timen. Natyrisht ndihem krenare në rolin e nënës së një vajze fantastike, pasi ajo më ka treguar se çfarë është dashuria e vërtetë, ajo më ka detyruar të kërkoj mënyra të tjera komunikimi, pasi siç e ka thënë edhe i madhi Dalai Lama: ”Atyre që doni jepuni krahë të fluturojnë, rrënjë të kthehen dhe arsye të qëndrojnë”.

Nëse edhe ju dëshironi të arrini rezultate të larta, bëhuni pjesë e programeve dhe ju garantoj që do krijoni rrënjë të forta, dhe atyre që doni të jenë afër jush si në jetën personale apo profesionale, do t’ju jepni arsye të qëndrojnë.

Ju intereson më shumë rreth programeve, trajnimeve apo seancave individiale që ofroj?

Klikoni rubrikat e tjera brenda kësaj faqeje

ose

Mos hezitoni të më kontaktoni.

JU INTERESON MË SHUMË? MË SHKRUANI

Çfarë thonë pjesëmarrësit e trajnimit për mua?

NEWSLETTER

Bie dakord me politikat dhe kushtet tuaja të përdorimit si dhe me Politikën e Privatësisë, sipas Rregullores së Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

A ju duhet më shumë informacion rreth programit?

A keni pyetje specifike?
Mos hezitoni të më kontaktoni.

    Duke klikuar më poshtë, ju bini dakord me politikat dhe kushtet tona të përdorimit të të dhënave tuaja personale, të dhëna të cilat përdoren vetëm për dërgimin e mesazheve elektronike, si dhe për t’ju informuar rreth të rejave nga ana jonë. Të dhënat tuaja nuk i kalohen asnjë pale të tretë. Të dhënat tuaja personale do të ruhen dhe përpunohen bazuar mbi Politikën e Privatësisë, sipas Rregullores së Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

    Jam dakord me kushtet.