Ngjyrat e jetës, duam apo nuk duam, i kemi nga eksperiencat e së kaluarës.

E kaluara dhe ndodhitë e ndryshme mund të kenë një ndikim të thellë tek mënyra si e shofim jetën e përditshme. Nga eksperiencat e së kaluarës formojmë bindjet tona mbi atë çka zgjedhim të mendojmë për botën që na rrethon. Dashje pa dashje kjo e kaluar apo këto ndodhi kthehen në (mos)stimulues në jetë tonë të përditshme. A nuk ju ka ndodhur edhe juve që pas një (mos)reagimi të çuditeni apo të zhgënjeheni me reagimin tuaj apo me mënyrën e të folurit? Por çka është më e çuditshmja, pavarësisht këtij zhgënjimi, kur ndodheni përsëri në të njëjtën situatë reagimi ëdhtë po i njëjti.

Si mundet ti minimizojmë apo ti zbusim paksa këto reagime përsëritëse tona?

Thjesht duke bërë një analizë brenda vetes; Cilat janë arsyet e këtij reagimi? Nga më vijnë këto mendime?
Në momentin e analizës vendos të kaluarën në vendin e vet, pasi asgjë  nga e kaluara nuk mund të ndryshosh, ndërsa me të tashmen jeton. Mënyra më efikase është lidhja që krijon me momentin, duke kërkuar anën pozitive brenda një situate negative. Modifikimi i reagimeve tuaja duke modifikur mendimet është një proces i vështirë, por ndihmon për ta parë situatën nga një këndvështrim tjetër, por mbi të gjitha ky këndëvështrim  tjetër mund të ndihmojë për të reaguar në mënyrë të vetëdijshme.
Me kalimin e kohës mendimet pozitive zenë vendin e atyre negative.
Me kalimin e kohës mendimet negative humbasin fuqinë e tyre dhe me mendimet mbizotëruese pozitive, jeta e përditshme bëhet më pak e komplikuar.