Sa herë na ka ndodhur të marrim një vendim si vendimi i shumicës?
Sa herë na ka ndodhur të marrim një vendim se “ashtu duhet”?🙄
Sa herë na ka ndodhur të marrim një vendim duke qenë të pavetëdijshëm për vendimin që po marrim apo zgjedhjen që po bëjmë?😴
Sa herë na ka ndodhur të blejmë diçka thjesht se është në modë; apo të bëjmë diçka thjesht sepse përkrahet nga shumica?😏
Por me kalijmin e viteve kam kuptuar një të vërtetë të pamohueshme: nëse diçka është tepër në modë apo përkrahet nga shumica, nuk do të thotë aspak që është ajo çka më duhet mua.
Zakonisht një risije nuk i kushtojmë kohën e duhur, por thjesht marrim vendimin si shumica dhe si rezultat shpesh vendimet tona kthehen në “copy – paste”.
E gjitha kjo mund të vijë si rezultat i presionit familjar apo atij shoqëror, thjesht dashje pa dashje biem në kurthin e një kornize klishe “kështu duhet”, por pavarësisht gjithë këtyre ndikimeve direkte apo indirekte nga jashtë, duhet të marrim vendime që na përshtaten vetëm neve dhe karakterit tonë dhe jo karakterit apo vendimeve të shumicës.
Ka femra të cilat vendosin të mos kenë fëmijë, pasi nuk e ndjejnë veten të afta për të qenë nëna, ka burra të cilët nuk duan të krijojnë familje pasi nuk duan përgjegjësira, ka çifte të cilët i edukojnë fëmijët jashtë rregullave të shkruara, ka njerëz të cilët ndryshojnë komplet stilin e jetës, pavarësisht se janë në moshën 60 vjeçare, etj., etj., – lista mund të jetë e pafundme.🗒

Shpesh, shumë shpesh harxhojmë më shumë energji duke ju shpjeguar të tjerëve vendimet tona, pserat, pikëpamjet, arsyet.🗣
Shpesh vendimi më i mirë në këto raste është t`ju themi të tjerëve që jam e lodhur nga këto shpjegime, mjafton t`ju themi që kjo është jeta ime, ky është mendimi im dhe thjesht pres ta respektosh këtë mendim apo vetëvendosje, por më e rëndësishme është që çdo vendim apo mendim të jetë i vetëdijshëm.

Ata miq apo familjarë që na duan me gjithë mend, do na qëndrojnë gjithmonë në krah, pavarësisht vendimeve apo mendimeve tona.👨‍❤️‍👨👩‍👩‍👧‍👦