Zbuloni se si vetëhipnoza ju ndihmon për të arritur rezultatet që ju dëshironi!

Vetëhipnoza për vendosjen e objektivave!

Si të përdorni vetëhipnozën për të zëvendësuar sjelljet që nuk u ndihmojnë me sjellje të reja, dhe si të vendosni objektivat tuaja.

Ju ndoshta keni një apo dy gjëra që doni t’i ndryshoni apo t’i eleminoni, sepse e dini që nuk ju ndihmojnë për të realizuar ato çfarë ju dëshironi.

Me vetëhipnozën, arritjen e objektivave dhe synimeve tuaja, si në jetën personale dhe në atë profesionale, e keni shumë më të lehtë!

Çfarë është vetëhipnoza?

Ç’lidhje ka ajo me objektivat?

Shumë persona kanë objektiva të ndryshme, të cilat, pavarësisht se ata punojnë shumë, nuk arrijnë t’i realizojnë. Në këto raste është e rëndësishme që të aktivizohet nënvetëdija, në mënyrë që të shfrytëzohet gjithë pushteti i saj.

Ju, ku ndodheni tani me premtimet që keni bërë në fund të 2020?

Shumica e njerëzve fillojnë me shumë dëshirë për të ndryshuar diçka, por në shumicën e rasteve heqin dorë shumë shpejt. Vetëhipnoza ju ndihmon që të mbani premtimin që i keni bërë vetes. Vetëhipnoza ndihmon që të prekni synimet dhe ëndërrat tuaja.

Dikush mund të mendojë: »Ç’lidhje ka vetëhipnoza me objektivat dhe ëndërrat e mia?«

Gjithçka, sepse vetëhipnoza ju ndihmon që ju të largoni bllokadat tuaja të brendshme.

Me vetëhipnozën ju e filloni ndryshimin nga brendësia juaj.

Me vetëhipnozën ju e keni shumë më të lehtë që të realizoni ato çfarë ju dëshironi.

Çfarë është vetëhipnoza?

Vetëhipnoza është hipnoza që ju aplikoni tek vetja. Duke njohur vetëhipnozën, ju zgjidhni vetë sugjestionet dhe ato çfarë ju dëshironi të prekni.

Në vend që të shkoni tek një hipnoterapist, sa herë që keni nevojë, ju mësoni teknikat, rrugët që këtë gjë ta përdorni çdo ditë, çdo moment. Me këto njohuri ju hyni në trans me qëllim sa herë që ju dëshironi, gjithmonë me një qëllim apo me një objektiv të caktuar.

Pa marrë parasysh nëse ju shkoni tek një ekspert, apo duke pasur njohuritue e duhura, mund të fusni vetë veten në gjendje transi, është mendja juaj ajo që punon për të arritur X objektiv. Kjo gjë është shumë e rëndësishme që ta dini, sepse ju jeni me veten 24 orë. Duke njohur njohuritë, teknikat, metodologjinë, i arrini gjërat shumë më lehtë, e keni shumë më të thjeshtë dhe shumë më të lehtë.

Vetëhipnoza është një mënyrë se si ju lidheni me nënvetëdijen tuaj, në mënyrë që të gjeni zgjidhje për problemet dhe sfidat tuaja. Me vetëhipnozën ju mund të hiqni dorë nga zakonet, besimet, bindjet kufizuese që ju pengojnë. Me vetëhipnozën ju jeni çdo moment edhe më konfident, dhe shumë më tepër….

Vetëhipnoza është tepër efikase për realizimin e objektivave.

Po si?

Shumica e njerëzve, pavarësisht se e dinë se çfarë ata duan, nuk arrijnë të prekin ato rezultate që dëshirojnë. Kjo ndodh sepse ata kanë bllokada dhe kufizime  të brendshme, të cilat as nuk mendojnë se i kanë, sepse këto kufizime ndodhen në nivele më të thella, të cilat pa pasur njohuri specifike, është shumë e vështirë, në shumicën e rasteve, e pamundur që t’i kuptojnë.

Cilat janë disa gjëra konkrete për të cilat ju ndihmon vetëhipnoza?

Kapërcimi i frikërave tuaja.

Këtu përfshihen frika nga folja në publik, frika nga opinioni i të tjerëve, frika nga dështimi, e të tjera.

 Ndryshimi i gjendjes së ankthit

Ankthi që dikush mund të ndjejë para një interviste, para një takimi apo në raste prezantimesh të ndryshme, e të tjera.

 Rritja e konfidencës

Njeriu konfident e ka çdo gjë shumë të lehtë.

 Rritja e fokusit

Fokusi ndihmon për përmirësimin e memories dhe aftësive të ndryshme, si rrjedhojë jemi më efikas si në jetën perosnale dhe në atë profesionale.

Përmirësimi i shumë aftësive personale për të arritur sukses në jetën profesionale.

Këtu mund të përfshijmë komunikimin me të tjerët në disa nivele, motivimi, përgatitja, disiplina, vendosmëria për të arritur suksesin.

Përdorimi i vetëhipnozës për arritjen e objektivave të ndryshme në fushën profesionale.

Një nga arsyet  se pse ajo funksionon është fal përmirësimit të imagjinatës, sepse truri nuk mund të bëj ndryshimin mes reales dhe imagjinares. Duke përdorur vetëhipnozën ju mund të risillni në jetë ngjarje të bukura të së kaluarës, duke i bërë ato pjesë të së ardhmes suaj, gjë shumica të mbytyr nga problemet dhe negativiteti i përditshëm, nuk munden.

Gjithashtu duke përdorur vetëhipnozën ju mund të bëni të kaluarën tuaj shumë më të bukur.

Ka një të vërtetë të pamohueshme: Asaj gjëje që i kushtoni vëmendje, atë gjë do të zhvilloni. Me vetëhipnozën ju mund të ndryshoni fokusin me qëllim, ju mund të largoheni nga negativiteti dhe nga gjërat që nuk ju ndihmojnë, sepse aty ku shkon vëmendja, atu shkon edhe energjia.

Shumë njerëz kësaj të vërtete nuk i kushtojnë shumë rëndësi, dhe natyrisht që rezultatet e tyre lenë shumë për të dëshiruar.

Me vetëhipnozën me qëllim drejt realizimit të objektivave, ju i dërgoni sinjalet e duhura nënvetëdijes suaj, dhe ajo me ju bashkëpunon.

Problemi me të cilin ndeshen shumë njerëz është, se kur ata e kuptojnë se çfarë duan, fillojnë të shqetësohen, i kap frika se nuk e dinë SI do ti realizojnë ato që dëshirojnë. Me këtë frikë, me këtë shqetësim, ata dërgojnë mesazhe kontradiktore në nënvetëdije, gjë që atë e tremb.

Aty ku ka vend për dyshimin, nuk ngelet vend për zhvillimin, nuk ka vend për realizimin.

Po çfarë të bëni në këto raste?

Duke ditur këtë problem kaq të përhapur, për ju kam përgatitur me shumë kujdes programoin e sapolançuar, ku ju gjeni zgjidhjet e këtyre problemeve dhe pengesave tuaja.

KLIKONI KËTU!