Mos harxho kohën me thashetheme!
Këshillën e ditës së sotme po e nis me një thënie fantastike nga Eleanor Roosevelt. “Mendjet e ndritura diskutojnë idera, mendjet mesatare diskutojnë ngjarje ndërsa medjeshkurtërit diskutojnë njerëzit.”
Nëse do të arrish madhështinë apo misionin për të cilin ke ardhur në këtë jetë, mos u merr me vogëlsira. Natyrisht është e nevojshme që herë pas here të diskutojmë edhe gjëra të vogla, por nëse harxhon shumicën e kohës me këto gjëra të vogla do ngelesh vetë i vogël.
Ki parasysh që je më i madh se këto thashetheme apo gjëra të vogla, kështu që të lutem mos i kushto shumë rëndësi vogëlsirave se përveç largimit së vëmendjes nga objektivi më i madh që ke para vetes, nuk ke asnjë lloj përfitimi tjetër.


