Të nderuara mikesha!

Të nderuar miq!

Ju falenderoj për çdo lexim, çdo koment, çdo pëlqim apo çdo share që ju bëni shkrimeve të këtij blogu 🤗❤💕💖

Pas disa ditëve tepër të ngarkuara me një diplomë më shumë në xhep dhe me më shumë njohuri në kokë 😇, po i kthehem përsëri blogut dhe shkrimeve të mia, gjithmonë me dëshirën për të dhënë sado pak nga eksperiencat dhe njohuritë e mia.

Me të drejtë mund të pyesni se çfarë studimesh përfundova dhe pse kam dëshirën ti ndaj këto eksperienca dhe njohuri të miat me bashkëatdhetarët e mi?

Thjesht sepse e kuptoj dikë kur kërkon me çdo kusht të ndryshojë diçka në jetë, por një zë i brendshëm gjithmonë ngre kokë dhe pëshpërit sa herë mundet; jo nuk mundesh, jo ti nuk e meriton🤔

E kuptoj shumë mirë dikë kur do ti shofi gjërat nga një këndvështrim tjetër më pozitiv dhe do ta krijojë jetën me ngjyrat e veta, por prapë nga frika e refuzimit  ngelet tek ngjyra bardhë e zi.

E kuptoj shumë mirë dikë kur vë të tjerët para vetes, pavarësisht se brenda vetes mund të ndihet i lënduar në çdo qelizë.

E kuptoj shumë mirë dikë kur do të largohet me çdo kusht nga negativiteti, por përsëri ndoshta nga mungesa vetëm e një shtyse të vogël ngelet brenda të njëjtit rreth vicioz.

E kuptoj shumë mirë se çdo të thotë për dikë të ndihet i mbytyr në ambjentin ku jeton, të jetë i rrethuar me qindra njerëz por prapë të ndihet i vetmuar😢

E kuptoj dikë të mbushur plot me idera, por pa asnjë mbështetje.

E kuptoj dikë që nuk është më vetëvetja thjesht për t`ju përshtatur kornizës familjare apo shoqërore.

Pse të kuptoj ty apo dikë që ndihet në këtë situatë? Sepse dikur kam qenë vetë në këtë situatë,  sepse dikur në këtë rrjet të thurur nga ambjenti, por më shumë brenda kokës sime, humba vetveten.

Ndoshta kjo humbje më solli dashje pa dashje tek kërkimi i vetes, tek kërkimi i ndryshimit, ndryshim i cili nuk erdhi brenda natës, ndryshim i cili nuk mbaron me kaq pasi duhet ta ushqej veten, gjithmonë.
Ushqimi i fundit dhe më efikas për këtë zhvillim të brendshëm është pikërisht studimi në një degë paksa të veçantë, NLP.

Çfarë është NLP-ja?

NLP apo Programimi Neuro-lingustik është një qasje e re në rrugën drejt zhvillimit personal.
Unë thjesht do ta quaja arti i transformimit të vetes dhe duke ndyshuar veten, mund të ndryshojmë njerëzit dhe botën rreth nesh apo perceptimin për botën rreth nesh.
Është një studim i procesit të komunikimit dhe si mund të ngrihen këto ura komunikimi, duke e vëzhguar njeriun dhe sjelljen e tij nga një këndvështrim tjetër.
Me anë të metodave dhe teknikave dinamike mund t`ju japim formë objektivave që kemi dhe nëse ende nuk i kemi gjetur mund ti kërkojmë brenda vetes.
Këto metoda ndihmojnë në ngritjen e marrëdhënieve dhe të një komunikimi më të mirë në të gjitha fushat e jetës, qoftë kjo profesionale apo personale, por jo vetëm, pasi NLP përfshin një spektër shumë më të gjerë.
Me anë të këtyre teknikave jo vetëm që mund të mësojmë por edhe mund të çmësojmë, pasi gjatë jetës na kanë ushqyer me shumë bindje dhe perceptime, që shpesh janë të panevojshme.

Për të gjithë ju, që do të donit një ndryshim apo do donit të hidhnit një hap më tej drejt kërkimit dhe zhvillimit të vetes, ose thjesht më shumë informacion rreth NLP-së, mund të më kontaktoni.

Faleminderit!