Në këto dy vitet e fundit, kryesisht këtu në Slloveni, kam pasur fatin të punoj me disa njerëz fantastik, tepër të suksesshëm, gjithësecili në fushën e tij.
Si Master e Programimit Neuro Linguistik, shpesh këta njerëz i modelojmë, i modelojmë se si ata mendojnë, si ata arrijnë suksesin në fushat e tyre, si dhe çfarë ata bëjnë për të arritur të jenë mes më të mirëve.
Mes të tjerave i pyes se si ata e kanë filluar karrierën e tyre dhe çfarë mund ti sygjerojnë të rinjve?
Në 98% të rasteve përgjigja ka qenë po njësoj:
“Çdo biznesmen, fillimisht duhet të punoj për dikë tjetër!”
Natyrisht e gjej veten shumë mirë mes këtyre rreshtave, sepse pa atë përvojë si e punësuar, nuk e di se çfarë produkti do isha unë sot.
Për ju sot po sjell shkurt disa pika nga karriera ime.
Fillimisht e nisa si:
♥ E punësuar tek Adria Airways në Tiranë për gati 8 vjet.
♥ Gjatë këtyre viteve investova për të zgjeruar njohuritë e mia në një sektor komplet ndryshe nga studimet që kisha puerfunduar.
♥ Kjo eksperiencë dhe këto njohuri më dhanë mundësi dhe guximin që menjëherë pas disa muajsh largimi nga kjo punë të tehmeloja kompaninë time Maxi Travel sh.p.k. dhe kjo jashtë Shqipërisë, në Kosovën e pas luftës, ku shumë gjëra ishin shumë larg jetës normale (mungesa me orë dhe ditë të tëra e ujit, dritave, lëvizje makinash pa targa, pa banka ku mund të bëhej derdhja e xhiros ditore, në përgjithësi – të paktën fillimisht një gjendje e tendosur -, e të tjera vështirësi që i ndeshja, sidomos duke qenë një zonjushë, ndoshta e para me biznesin e saj si femër në Kosovë, – të paktën kështu më kanë thënë vetë miqtë e Kosovës.
♥ Pas disa vitesh vendosa të largohesha nga Kosova dhe u vendosa në Slloveni, ku Zoti më ndihmoi me dhuratën më të bukur që mund të prisja, vajzën time Sarën.
♥ Pas disa vitesh qetësie ose fokus 100% tek edukimi i vajzës, lexime, studime dhe përkthime të ndryshme, ju ktheva përsëri karrierës sime në sektorin privat, përsëri si e punësuar në rolin e menaxheres së marketingut në një kompani Austrioko-Sllovene, kompani me përvojë 120 vjeçare në tregun austriak, ku kam marrë njohuri të jashtëzakonshme, njohuri praktike për funksionimin e një biznesi në një ekonomi tregu ku nuk është njohur anjëherë, ose kanë qenë shumë pak prezente kompanitë shtetërore.
♥ Gjatë këtyre viteve vazhdova të investoja tek njohuritë e mia, njohuri paksa ndryshe nga ato që kisha investuar dhe marrë deri tani.
Pse?
Sepse ekonomia e tregut me ndryshimet e shpejta, nëse duam ti mbijetojmë konkurencës, kërkon reagime edhe më të shpejta.
Këto trajnime, studime dhe puna me klientë të ndryshuem, fillimisht Part time në një fushë komplet të re ndryshe nga ajo çfarë kisha mësuar deri tani (Inteligjenca Emocionale, Leadershipi, Mendësia), më çuan drejt hapit tjetër në jetë:
Themelimit të kompanisë sime, Consulting & Training.
Nëse dikush e mbush kohën e lirë me parties, me makina luksoze, me darka, veshje dhe jetë lluksoze, apo vetëm me udhëtime, unë e kam mbushur me investime pa fund tek vetja. Natyrisht gjithësecili ka të drejtën e zgjedhjes, gjithësecili ka pritshmëri dhe prioritete të ndryshme në jetë dhe nuk ka asgjë të keqe me zgjedhjet e askujt. E rëndësishme është që njerëzit, ose ju që lexoni tani këtë të ndiheni të plotësuar, të përmbushur me zgjedhjet tuaja, e rëndësishme është që askush të mos ndjej boshllëqe dhe mungesa qofshin këto financiare apo shpirtërore.
Gjatë këtij udhëtimi me ulje dhe ngritje, me dështime dhe fitore, punë me orar dhe pa orar, me pasion dhe pa pasion (jo çdo detaj gjatë punës e kemi pasion 🙁, gjithësesi janë pjesë e tërësisë), unë zbulova pasionin tim😍.
Për të qenë të suksesshëm është e nevojshme që gjatë udhuetimit ti pranoni gjithë sfidat. Ju nuk mund të pranoni vetëm ato që ju pëlqejnë. – Mike Kafka
Por për një gjë jam e sigurt, nëse unë nuk kisha filluar të punoja për dikë tjetër, nuk do isha ky produkt që jam sot, nuk do ti ofroja klientit atë produkt të plotë që ofroj sot.
Pra, në etapa të ndryshme të jetës kam pasur fillime të ndryshme dhe këto fillime, kjo displinë, këto investime kanë formuar këtë Shpresë që është sot para jush; – për dikë ok, për dikë tjetër jo ok; – dhe absolutisht e pranoj çdo opinion.
Po historia juaj cila është?
Cilat sfida keni kaluar ju për të qenë ky produkt që jeni?
Gjithashtu ju lutem ndani me ne edhe histori të miqve tuaj, të atyre të pazëve që kanë përballuar sfida te ndryshme, ose qoftë vetëm një sfidë madhore, por harrojnë ti thonë vetes BRAVO për atë si e kanë pëballuar jetën.
Le t’ju tregojmë edhe të tjerëve që nuk janë të vetëm, secili ka luftën dhe sfidën e tij.
Në fund të fundit këto sfida na plotësojnë, na zhvillojnë, na formojnë si njerëz, na japin vlera, na japin emër.
Sfidat ju bëjnë të zbuloni gjëra rreth vetes të cilat asnjëherë nuk i dinit. – C Tyson