Çfarë mësova nga fitorja e Djokovic, ose ashtu si e quajnë shumë ekspertë “gjigandi mental”, kundër Federer?

Djokovic në disa intervista pas fitores në Wimbledon kundër të madhit Federer, garë e cila zgjati gati 5 orë, dhe që ishte një nga garat mentale të një niveli komplet tjetër, – pavarësisht se kam analizuar shumë gara të tilla deri tani -, e përmendi disa herë që ai kishte parashikuar çdo lëvizje, çdo skenar të mundshëm, dhe kjo duke përdorur teknikën fantastike të vizualizimit.

Sot flitet pa fund për vizualizimin, ofrohen me qindra mënyra vizualizimi online, por, shumë rrallë përmendet që pas këtij vizualizimi fshihen disa teknika, fshihen disa strategji. Shumë klientë me të cilët kam punuar, ankohen që vizualizimi nuk ja vlen, pasi nuk ju ka sjellë rezultate. Kur i pyes më tej sesi e kanë përdorur këtë teknikë apo kush ka qenë mësuesi, në 90% të rasteve thonë Youtube. Natyrisht Youtube ofron shumë gjëra, por vizualizimi nuk është thjesht një Vision Board të cilin kur e shikoni çdo ditë apo disa herë në ditë do t’ju çoj drejt realizimit të asaj çfarë ju keni vendosur në Vision Board, sado i bukur qoftë ai imazh.

Pra, nëse ju njihni teknikat dhe strategjitë e sakta të vizualizimit, nëse ndiqni disa hapa të caktuar, ju mund të arrini atë që arriti Djokovic apo me mijëra sportistë të tjerë, por jo vetëm, pasi vizualizimin mund ta përdorim në çdo fushë të jetës.

Strategjia tjetër që përmendi Djkovic ishte: “Jepja maksimumin për pikën që luaja dhe pasi fitoja apo humbja atë pikë, filloja të mendoja për pikën tjetër”. E njëjta gjë vlen edhe për çdo fushë tjetër të jetës suaj, duke përfshirë këtu edhe biznesin. Fokusohuni tek një projekt, tek një detyrë dhe kur jepni maskimumin për atë detyrë, kur e mbyllni me sukses këtë X gjë, kaloni tek tjetra. Nëse jeni një kompani me një ekip më të zgjeruar, ndajini detyrat mes kolegëve apo të punësuarëve, ku secili të fokusohet 100% tek detyra, puna apo projekti i vet.

Çfarë ndodh sot në shumicën e bizneseve, sidomos ata të vegjëlit?

Zakonisht një i punësuar është përgjegjës për shumë detyra njëkohësisht dhe vetëm me kalimin nga një punë tek tjetra, punonjësi mund të harxhoj gjysmën e 8 orarëshit pa dhënë rendiment. Analizimet e shumta në fushën e psikologjisë, tashmë kanë vërtetuar që vetëm me shkëputjen nga një detyrë e nisur (një shkrim, një email, përgatitja e një oferte, një telefonatë etj), për të filluar diçka tjetër më urgjente, ju harxhoni 14 minuta pa asnjë rezultat, pasi truri nuk është në gjendje të fokusohet aq shpejt tek detyra e radhës. Imagjinojeni këtë shpërndarje 10 apo 15 herë në ditë (këtu bëjnë pjesë edhe telefonatat private, rrjetet sociale, ku shumica janë ON gjithmonë). Në një një ekonomi tregu ku gjithçka vërtitet rreth shifrave, lluksin e e këtij dëmi ekonomik, nuk mundet t’ja lejojë vetes asnjë pronar, asnjë menaxher, asnjë investitor.

 One step at a time

Nëse në biznese, ju humbisni një X projekt, nëse dështoni me një X investim, pavarësisht se keni dhënë maksimumin, pavarësisht se keni bërë më të mirën brenda njohurive dhe mundësive tuaja, është më e mira të fokusoheni 100% tek projekti apo investimi i radhës, natyrisht pasi keni analizuar ku dhe çfarë mund të përmirësoni, pasi në ndryshim nga loja e tenisit ku kërkohet reagim ishpejtë, në biznes keni kohë për analizime.

Djokovic nuk e humbi asnjë moment besimin që mund të fitonte. Shumicën e njerëzve sot në botë i kap paniku para një ndryshimi, para një sfide dhe në mendjen e tyre fillojnë të luajnë skenarët se si do dështojnë, dhe jo si do fitojnë. Natyrisht, çdo fitore ka strategjitë e saj, çdo fitore kërkon përgatitje, kërkon plane, analizime, kërkime, studime, investime si financiare apo kohore. Ata që janë gati të investojnë kohën dhe kursimet e tyre për të përmirësuar veten apo për të mësuar ato çfarë nuk njohin, kanë çdo ditë e më shumë besim tek vetja.

Djokovic me përgatitjen mentale perfekte, pavarësisht se publiku ishte në anën e Federer, ruajti gjatë gjithë lojës një qetësi perfekte. Edhe ju pavarësisht se çfarë ndodh në fushat e betejeva tuaja, përgatituni mentalisht pasi jo të gjithë janë tifozët tuaj, jo të gjithë ju përkrahin, jo të gjithë duan të arrini sukses.

Programimi Neuro Linguistik, sot përdoret gjerësisht për të arritur këtë përgatitje mentale, dhe me këtë përgatitje mentale ju absolutisht mund të ngrini biznesin tuaj në nivelet e klasit botëror.

Suksesi në vetëvete ka tre tipare kryesore: Fuqia mentale, Fitnesi mental & vetëdijësimi mental.

Djokovic e përmendi disa herë, nëse ka diçka që e bën të ndihet krenar dhe i plotësuar është pikërisht fuqia mentale që i ka dhënë aftësinë të fitoj, pike pas pike, garë pas gare. Kjo fuqi mentale besoj duket shumë qartë nga tabela e rezultateve, ku sipas një syri të shpejtë, kupën duhet ta kishte ngritur Federer.

Ai e dashuron tenisin, ai i ka kushtuar gjithë jetën e tij tenisit, por roli i babait dhe bashkëshortit është një rol si asnjë tjetër në jetë. Gjetja e ekulibrit mes këtyre dy pjesëve kaq të rëndësishme kërkon një njeri me integritet, me karakter të fortë, por mbi të gjitha kërkon një njeri me përgatitje mentale të një niveli tjetër.

Njerëzit e suksesshëm si në jetën profesionale apo personale, kanë disa gjëra të përbashkëta, ata njohin dhe përdorin modele mendimesh, modele fjalësh si dhe strategji, të cilat i drejtojnë ata drejt plotësimit të dëshirave, ëndërrave dhe drejt realizimit të objektivave që i kanë vënë vetes. Kur mësojnë këto strategji, po ashtu si Djokovic, e kanë të qartë që rruga e tyre është vetëm lart, dhe duke qenë të përgatitur presin vetëm rastin.

A do donit edhe ju ti mësonit këto sekrete të shkencës pas suksesit?

Më në fund për të marrë këto njohuri, nuk ju duhet të shkoni me mijëra kilometra larg shtëpisë.

Tashmë këto teknika keni mundësinë ti mësoni edhe ju!

Tani NLP-ja MUND të të ndihmojë edhe ty! 

Për herë të parë në Shqipëri dhe në Kosovë!