Dje jam kthyer nga pushimet nga Shqipëria dhe në gati 80% të bisedave dëgjoja vetëm shprehje të tilla:
“Këtu çdo gjë është e PAMUNDUR!”
”Këtu është e PAMUNDUR të bësh para!”
”Këtu është e PAMUNDUR të krijosh familje!”
”Këtu është e PAMUNDUR me këta blerës!”
”Këtu është e PAMUNDUR.…., lista mund të jetë shumë e gjatë..!”
Shpesh vështirësitë njerëzit i ndërrojnë me të PAMUNDUREN.
Kur themi vështirë nuk paramendohet e PAMUNDUR.
Vështirësia kërkon thjesht më shumë ose shumë më tepër punë se ndoshta në një vend tjetër, ku këto vështirësi i kanë kaluar para ndoshta 100, 80, 50, apo 30 vjetësh.
Çfarë ndodh kur dikush thotë e PAMUNDUR?
Thjesht ndalon së vepruari dhe mos veprimi nuk sjell rezultate, rezultatet nuk ndryshohen nëse silleni, nëse veproni, nëse vazhdoni të bëni të njëjtën gjë që keni bërë deri tani.
Nëse dikush thotë,
e PAMUNDUR të ndaloj cigaren,
e PAMUNDUR të humbas kilogramët e tepërt,
e PAMUNDUR të fitoj më shumë para,
e PAMUNDUR të ndërroj partnerin (pavarësisht se jeton nën dhunë fizike e psikologjike të përhershme),
e PAMUNDUR të mbaroj Fakultetin,
e PAMUNDUR të studioj në moshën 40 vjeçare,
e PAMUNDUR të gjej partneren e jetës,
e PAMUNDUR të mbijetoj si trajner/mësuese/Coach,
e PAMUNDUR të shkruaj një blog,
e PAMUNDUR të flas para kamerave,
e PAMUNDUR të udhëtoj,
e PAMUNDUR të bëhet ai/ajo njeri,
e PAMUNDUR të ndryshoj,
atëhere gjithçka pas çdo dite që kalon do t’ju duket edhe më shumë e pamundur.
Çdo gjë që ju duket e PAMUNDUR kërkon më shumë disiplinë, më shumë mund, më shumë punë, më shumë kohë, më shumë durim, por në fund kjo punë ju shpërblehet me rezultate.
Për këto rezultate dhe për këtë të ardhme tuajën dhe të atyre që ju rrethojnë, ja vlen të investoni më shumë orë, ja vlen të investoni më shumë kilometra, ata që ecin më larg nuk kanë konkurencë në fushën e tyre, pasi aty nuk ka shumë njerëz që shkojnë; këto kilometra nuk është gati ti bëj kushdo.
Për të gjitha këto gjëra që ju duken të pamundura, ekzistojnë strategji, ekziston shkenca pas rezultateve, strategji dhe metodologji që tashmë e kanë provuar me miliona njerëz.
Unë kam besim tek ty që po e lexon tani këtë!
Po ti a ke besim tek vetja?
Po ti a ke besim tek dikush tjetër? – nëse PO 🔖TAG njeriun të cilit i beson se mund ti bëj këto kilometra.