Seminar, prezantim & njohja me NLP-në, Tiranë

Me NLP-në gjeni rrugën drejt suksesit

A nuk do ishte e mrekullueshme që jetën tuaj ta kthenit në mrekulli!

Mjaft gjatë keni pritur duke jetuar jetën dhe ëndërrat e të tjerëve. Mjaft keni vendosur këdo dhe gjithçka para jetës suaj. Ka ardhur koha që më në fund të jetoni jetën e ëndërrave tuaja.

Programet e Programimit Neuro Linguistik janë studime të përsosmërisë, ku mësoni si të menaxhoni mendësinë dhe emocionet tuaja. Ndjenjat tuaja ndikojnë tek sjellja juaj. Sjellja dhe veprimet tuaja ndikojnë tek rezultatet e jetës suaj, qofshin ato në fushën personale apo profesionale.

Kur ndryshoni mendimet tuaja, ndryshon edhe bota rreth jush.

Për të marrë pjesë në këtë seminar nuk ka nevojë të keni njohuri paraprake për NLP-në.

Seminari është komplet GRATIS,

pasi, unë besoj tek njohuritë tuaja, unë i besoj potencialeve pa fund që ka gjithësecili prej jush brenda vetes dhe dua që të keni mundësinë që:

☑️ të gjeni motivin e brendshëm për të arritur rezultatet që dëshironi

☑️ të njihni metodat sesi të kapërceni frikërat e ndryshme që ju pengojnë gjatë udhëtimit tuaj drejt asaj çfarë doni të ndryshoni apo të arrini.

☑️ të mësoni sesi me ndihmën e teknikave të NLP-së të përdorni ligjin e tërheqjes, që në jetën tuaj të keni të ardhura më të mira, të dilni mbi konkurencën, të gëzoni shëndet më të mirë, të ngrini marrëdhënie më të mira, të gjeni dashurinë e jetës suaj, të ngrini karrierën dhe jetën që ju dëshironi, të gjitha këto sjellin përmirësimin e cilësisë së jetës suaj në përgjithësi

☑️ të gjeni qetësinë e brendshme, të gjeni forcën brenda vetes për të arritur rezultatet që dëshironi

☑️ të njihni njerëz me të njëjtën mendësi

☑️ të dilni nga ëndërrat në veprim

☑️ dhe të mësoni me të vetmen trajnere Ndërkombëtare të Programimit Neuro Linguistik për territoret shqiptare, Shpresa Rupar

Përsosmëria, ashtu si çdo gjë tjetër në jetë është vendim.

DATAT: 16 Gusht 2019, nga ora 16:00 – 20:00
Vendi: Hotel TIRANA, Tiranë

Regjistrohu tani

DATAT: 16 Gusht 2019, nga ora 17:00 – 21:00
Vendi: Tiranë

Duke klikuar më poshtë, ju bini dakord me politikat dhe kushtet tona të përdorimit të të dhënave tuaja personale, të dhëna të cilat përdoren vetëm për dërgimin e mesazheve elektronike, si dhe për t’ju informuar rreth të rejave nga ana jonë. Të dhënat tuaja nuk i kalohen asnjë pale të tretë. Të dhënat tuaja personale do të ruhen dhe përpunohen bazuar mbi Politikën e Privatësisë, sipas Rregullores së Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Jam dakord me kushtet.

Çfarë thonë pjesëmarrësit e trajnimit për mua?

NEWSLETTER

Bie dakord me politikat dhe kushtet tuaja të përdorimit si dhe me Politikën e Privatësisë, sipas Rregullores së Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

2020-08-04T10:17:47+01:00

About the Author:

Shpresa
Pyetja më e shpeshtë që më bëjnë miqtë, të njohurit apo bashkëpunëtorët slloven është: ”Ti ke 20 vjet e larguar nga Shqipëria. Çfarë të bëri të kthesh kokën përsëri drejt saj dhe të japësh ndihmën që po jep?" Nga Shqipëria jam larguar për arsye personale, largimin nuk e kisha planifikuar kurrë, por jeta sjell gjëra të papritura, të paplanifikuara. Në këto vite kam pasur mundësinë të udhëtoj, punoj dhe jetoj në vende të ndryshme. Ngado që kam shkuar kam kërkuar të bëja një vend për vete, vend ku mund të ndërtoja diçka, vend nga ku mund të mësoja diçka, vend nga ku mund të krijoja eksperienca fantastike, vend ku ti bëja vetes vend dhe të gjitha këto me disiplinën, punën time, me dëshirën për të thithur sa më shumë njohuri, kulturë ndryshe i kam arritur. Kam pasur fatin të punoj dhe të njoh njerëz fantastik nga vende të ndryshme dhe me botë kulturore nga më të ndryshmet. Nga secili prej tyre kam mësuar diçka dhe të gjitha këto përvoja dhe ndikime kulturore më kanë bërë të jem ky produkt që jam sot. Por, kjo botë e krijuar dhe e gjetur jashtë kufijve të Shqipërisë më hapi rrugën drejt Shqipërisë, drejt shtëpisë, pasi shtëpinë ngado që shkojmë e mbajmë me vete. Kur jemi shumë afër diçkaje nuk shohim se çfarë kemi, nuk e kuptojmë se çfarë do të thotë kjo familje, çfarë do të thotë ky vend, pavarësisht problemeve dhe vështirësive. Jam tepër e sigurt që vendi im apo çdo qytetar i këtij vendi meriton një jetë ndryshe, meriton mundësi të reja dhe të gjitha këto fillojnë nga individët si unë, si ju, nga secili që është i gatshëm të marrë përgjegjësi. Unë kam marr para disa vitesh përgjegjësinë, që me blogun dhe njohuritë e mia të sjell të rejat më të fundit të shkencës pas suksesit dhe nuk dorëzohem në misionin tim. Faleminderit që më ndiqni!

One Comment

  1. […] Në Tiranë zhvillohet në datën 15 Shkurt, në orën 15:00-19:00, në Hotel Tirana. Çmimi është 9 euro. Regjistrohu KËTU: […]

Leave A Comment