Të falësh nuk do të thotë, që NE jemi kaq njerëz të mirë, kaq njerëz të ndritur, kaq zemërgjerë, sa “të falim”.
Falja është një veprim altruist!
Qëllimi i të falurit nuk është që të ndihmoni tjetrin të ndihet mirë, pavarësisht se EDHE KY është një nga rezultatet fantastike.
Nëse dikë nuk e falni, në fakt ju i jepni atij nga fuqia juaj.
Të falurit është ti japësh vetes mundësinë që të mos lejosh të tjerët të ndikojnë tek ty, dhe të marrësh vetë frenat e jetës në dorë.
Nëse dikë nuk e falni kjo nuk do të thotë se ju nuk po ecni para me jetën tuaj, por nuk duhet mohuar edhe e vërteta lakuriqe,
që sa më shumë të ushqeni inatin, zemërimin, urrejtjen ndaj dikujt, me kalimin e kohës ato nga vetëdija, depërtojnë në nënvetëdije, dhe dashje pa dashje ju kujtojnë për ato “biznese të pista” apo “punë të papërfunduara”.
Errësira nuk mund të largohet me errësirë, vetëm drita mundet.Urrejtja nuk mund të largohet me urrejtje, vetëm dashuria mundet.– Marthin Luther King, Jr. –
Nga ana tjetër nuk është reale të presim, pavarësisht se dikë me gjithë mend e falim, që shija e keqe largohet menjëherë.
Fillimisht do duhet të pyesni veten se çfarë doni ju në të vërtetë dhe natyrisht ti besoni asaj gjëje që ju dëshironi.
Pra, si çdo gjë tjetër në jetë, bëhet fjalë për një proces i cili kërkon kohën e vet, – nëse me gjithë mend e dëshironi.
Të falësh dhe të harrosh….
Dashuri, tradhëti, mashtrim, gënjeshtër, ironizim, mosruajtje sekreti, zhgënjim….., këto janë ndjenja shumë të forta, dhe vetëm kur i pranoni, vetëm kur i lejoni që ti jetoni, në vend që “me fjalë” apo me “afirmime” ti refuzoni,
vetëm atëhere ju jeni gati që ti shëroni.
Gabimet falen nëse dikush ka kurajon që ato ti pranoj.– Bruce Lee –
Sa herë që ju doni ti largoni me forcë, frika zë vend brenda jush dhe dalëngadalë ato frikëra kthehen në helmin e jetës suaj.
E vërteta lakuriqe është që ne vetë krijojmë realitetin tonë.
Gjithësesi kur zgjidhni, le të jetë zgjedhje e lirë, le të jetë vendimi i juaj i vetëdijshëm,
sepse vetëm kështu ju do të shijoni forcën magjike të të falurit
dhe vetëm kur falja është e sinqertë,
ju edhe me gjithë mend harroni,
ju në fund të fundit filloni të jetoni.