Hipnoza: Vendime më të mira!

Si mund të përdorni hipnozën për të marrë vendime më të mira?

Si mund të keni më shumë qartësi duke hequr dorë justifikimet?

A jini kurioz të dini se si vetë vetëhipnoza ju ndihmon për këtë gjë?

⁉️  Vendime, vendime, vendime….⁉️

 

Çdo ditë marrim vendime.

Çdo ditë është e nevojshme të marrim vendime, pa marrë parasysh nëse jo gjithmonë jem të sigurt për rezultatin përfundimtar, ose për hapat në vazhdim.

Gjithashtu ka shumë mundësi, që edhe ju, po ashtu si unë, shpesh të jeni konfuz, apo jeni të pasigurt se si të vazhdoni më tej.

Nuk jeni vetëm!

Nuk ka njeri në botë që të mos ndodhet në një moment të jetës së tij në këtë pikë.

 

Sekreti është që të mos torturoni veten në ekstrem.

Në fakt, momente të tilla pasigurie janë një mundësi fantastike që ju t’i shikoni gjërat gjithë kuriozitet dhe nga një kënvështrim tjetër. Në këto raste është e nevojshme që të jeni të hapur ndaj mundësive të reja, si dhe të vendosur që merrni vendimin më të mirë.

Pse?

Sepse, e ardhmja juaj varet nga vendimet që merrni çdo ditë.

Shpesh për njerëzit e suksesshëm thuhet që ‘kanë lindur me fat’, ‘kishte fat’, por në fakt ju fatin dhe jetën e tuaj e krijoni në momentet kur merrni vendime.

Por si ta dini që ky vendim që merrni sot është më i miri për nesër?

Ç’lidhje ka hipnoza apo vetëhipnoza me vendimet?

Nëse ju gjendeni në grupin e njerëzve të cilët kanë vështirësi për të marrë vendime, atëhere kjo gjë ka arsye se pse ndodh. Para se ju të zgjidhni këtë problem, është e nevojshme të dini se çfarë e shkakton këtë problem, cilat arsye fshihen pas këtij problemi, sepse këto arsye janë në fakt pengesa e vërtetë.

Disa nga këto arsye janë:

Gjendja juaj

Jeni të stresuar? Stresi dhe ankthi janë pengesa juaj kryesore. Vendimet e marra në gjendje stresi, janë vendime ankcioze.

(Mos)besimi tek vetja

Dyshoni për vendimet që merrni? I besoni vetes që kjo është ajo gjë që dua me gjithë mend?

Paaftësia për të vepruar

Gjëja më e keqe është kur nuk bëni asgjë. Më mirë është të merrni një vendim apo të bëni një investim të gabuar, se sa të mos bëni asgjë.

Ndoshta ju që lexoni tani këtë mund të mendoni: ‘Sikur të ishte aq e thjeshtë!

Ju kuptoj, sepse pa marrë parasysh se sa njohuri kemi, pavarësisht vendimit më të mirë që marrim, ne asnjëherë nuk jemi të sigurt për rezultatin.

Lajmi i mirë që dua të ndaj me ju sot është që ka shumë gjëra që ju mund të bëni për ta pasur sa më të lehtë.

Një nga metodat më të bukura, më praktike, më të thjeshta, është vetëhipnoza.

Po si të përdorni vetëhipnozën për të marrë vendime?

Vendimarrja është një nga punët më të vështira të trurit, sepse përfshihet pasiguria dhe frika se mos ndoshta është vendimi i gabuar.

Kur ndodheni para një situate ku është e nevojshme të merrni një vendim, pjesa koshiente gjen arsye të kundërshtojë, të dyshojë për një X vendim, gjëra që në 90% të rasteve janë justifikime.

Justifikimet janë arsyeja se pse ne e kemi të vështirë të ndryshojmë, edhe atëhere kur e kemi të qartë që ndryshimi është domosdoshmëri.

Po pse (vetë)hipnoza ju ndihmon për marrjen e vendimeve?

Sepse (pa)siguria rreth diçkaje gjendet në nënvetëdije. Aty gjendet edhe ajo që quhet intuita e brendshme, qoftë edhe për marrjen e vendimeve.

Hipnoza është një teknikë e cila u lejon që ju të komunikoni me nënvetëdijen. Këtë gjë është e rëndësishme ta kuptoni, sepse nënvetëdija është vendi ku keni të instaluara sjelljet, besimet dhe bindjet tuaja.

Sa herë mësoni diçka, ajo shkon në këtë pjesë të mendjes, këtu përfshihet gjithçka që ju keni dëgjuar, keni parë, keni ndjerë, keni prekur apo shijuar.

Aty ndodhet edhe burimi i kreativitetit tuaj, qoftë edhe kreativiteti negativ.

Aty ndodhen burimet e shëndetshme dhe gjithë potenciali juaj.

Me (vetë)hipnozën çdo gjë shkon në nënvetëdije, dhe meqenëse kjo pjesë punon gjithë kohës, është e rëndësishme që t’i dërgoni informacone të kuruara, informacione që ju ndihmojnë të merrni vendime shumë më të shëndetshme.

Me pjesën e vetëdijshme ju, në mënyrë të vetëdijshme, fokusoheni tek gjërat tani dhe këtu në mënyrë që gjatë udhëtimit të jetës të ndjeni sa më shumë siguri.

Por për të arritur ndryshime afatfgjata në mënyrën si silleni dhe veproni, është e nevojshme të komunikoni tani dhe këtu me nënvetëdijen tuaj.

Hipnoza është mënyra perfekte për ta bërë këtë gjë, ndërsa me autohipnozën ju vetë eksploroni dhe shfrytëzoni fuqinë e nënvetëdijes suaj, për çfarë do gjëje që ju zgjidhni.

Vetëhipnoza është njësoj si hipnoza, vetëm se në këtë rast ju futeni vetë në gjendje të thellë transi, pa qenë nevoja të shkoni tek hipnoterapisti sa herë që keni nevojë.

Kur jeni në gjendje transi, arrini të njëjat rezultate, vetëm se këtë herë, me njohuritë që keni, shkoni sa herë ju vetë dëshironi.

Më e mira është që ju të përdorni vetëhipnozën çdo ditë për marrjen e vendimeve të përditshme, qofshin ato vendime në fushën personale apo atë profesionale.

Brenda nënvetëdijes hapni thesarin tuaj ku gjeni ide, zgjidhje, këndvëstrime ndryshe, zbuloni gjëra të reja.

Imagjinoni sa më e lehtë dhe më e bukur është jeta juaj kur ju çdo ditë zbuloni diçka të re!

Për të gjitha këto ju ftoj të bëheni pjesë e programit të përgatitur me shumë dashuri, program i lançuar nga ana ime para disa ditësh.

Duke përdorur këto njohuri ju arrini gjendje relaksi dhe qetësie, e cila është shumë e rëndësishme, sepse vendimet e marra në këtë gjendje janë vendime shumë më të shëndetshme.

Gjithashtu me këtë program mësoni vizualizimin e vërtetë, duke përdorur gjithë shqisat tuaja.

Gjithashtu me këto njohuri ju kërkoni diçka nga e kaluara juaj, duke ju dhënë jetë edhe ndjesive, emocioneve që keni ndjerë në atë kohë. Duke gjetur mësimet e X ngjarje, e keni shumë të thjeshtë të merrni vendime të reja.

Këto ndjesi të bukura të së kalurës, ju japin më shumë besim tek vetja, më shumë qartësi, shumë më shumë qetësi.

E bukura është se nënvetëdija apo intuita juaj e di se cila është gjëja më e mirë për ju, por detyra juaj është që të gjeni rrugën për të shkuar deri aty.

Provojeni dhe zbuloni se si marrja e vendimeve më të mira, ua bën jetën shumë më të bukur, shumë më të mirë.

KLIKONI KETU dhe filloni menjëherë!