Përdor më shpesh fjalën JO.

Nëse nuk e ndjen 100% PO-në, më mirë thuaj JO.
Nëse nuk është koha e përshtatshme për ty më mirë thuaj JO.
Nëse nuk ke dëshirë të ulesh me dikë në një kafe thjesht thuaj JO.
Nëse fundjavën do t`ja kushtosh 100% familjes thjesht thuaj JO vizitave.
Nëse një person negativ të merr në telefon se ka “kaq shumë nevojë për ty sot” thjesht thuaj JO,
pasi zakonisht i njëjti person ka kaq shumë nevojë  dhe ajo “sot” kthehet në rutinë të përditshme.
Nëse sot do të kalosh disa orë vetëm, thjesht thuaj JO daljeve apo vizitiva – sot është dita ime.
Nëse fëmija të kërkon një dhuratë dhe nuk mundesh t`ja plotësosh dëshirën thjesht thuaj JO.
Nëse dikush të kërkon një favor dhe kjo është jashtë parimeve të tua, thjesht thuaj JO.

Thuaj JO edhe kur e ndjen që edhe nëse thua PO, pavarësisht se do ta bësh tjetrin të ndihet mirë, do ndihesh vetë keq.

Shumë shpesh pas kësaj JO-je na vret ndërgjegjia, por ti dhe asnjë aty jashtë nuk është përgjegjës për të zgjidhur problemet e shefit, të kolegëve, të gjithë miqve apo thjesht të  familjarëve dhe ndjenjën e fajit se po i prek ndjenjat dikujt tjetër në fakt nuk duhet ta kesh, pasi ndoshta këta po manipulojnë me ndjenjat e tua.

Mos u mundo të bësh gjërat se “DUHET”, pasi tregohesh hipokrit ndaj vetes.

Thuaj të vërtetën pa kërkuar falje.

Ji i sinqertë me veten edhe po humbe një mik, nëse me këtë sinqeritet ndjen që po jeton jetën tënde pasi shpesh tek kjo JO gjejmë dashurinë dhe respektin për veten!