Pas çdo gruaje rebele fshihet një vajzë e vogël që në familje duhet të heshtte,
pas çdo gruaje që lufton për të drejtat e saj është një vajzë e frikësuar,
në brendësi të çdo gruaje të fortë fshihet një zemër 💔e shkelur me këmbë, e cila më në fund ka gjetur fuqinë të ngrihet për të drejtat e veta,
brenda çdo gruaje të tillë gjendet guximi jo vetëm për të ulëritur MJAFT, por mbi të gjitha guximi që një penel 🖌 të vjetër ta zhys thellë brenda shpirtit dhe me këtë penel të krijoj të ardhmen e saj.