Martohesh para të tridhetjave, se ashtu “duhet.”
Jeton një jetë normale.
Ke dy fëmijë.
Ke një diplomë.
Ke një punë.
Ke faturat e dritave për të paguar
Ke faturat e telefonave për të paguar.
Ke faturat e ngrohjes për të paguar
Ke 10 ditë pushime në vit… ose 15 ditë, nëse ke shef të mirë.
Paguan ekstra për sigurimin shëndetësor.
Paguan esktra për siguracionin në rast vdekjeje.
Paguan ekstra për pensionin.
Gjithmonë vrapon kur mbaron punë.
Sot është e diel, më në fund…
Bën dashuri çdo të diel të dytë të muajit,….shpejt e shpejt, me dritat fikur, pa e ngritur zërin.
Ndoshta ndonjëherë edhe të enjteve, kur psikiatri e anullon takimin e radhës.
Të premteve gruaja jote e mirë bën një byrek.
Ëndërrat e fëmijërisë (për të pasur bletë kur të rritesh), janë harruar
Shpesh me këto ëndërra të fëmijërisë bëhesh objekt bisede në tavolinë.
Shkon rregullisht në fitnes, se duhet trupi në formë.
Kur i jep makinës gjithmonë pret në trafik.
Asnjëherë nuk parakalon
Ke harruar të dashurosh, por dëshirat janë brenda.
Me kalimin e kohës humbet edhe kjo.
Kur thua që je mirë gënjen.
Kur fallsifikon buzëqeshjen, gënjen.
Gënjen për shumë gjëra.
Kur CD me këngët e tua më të bukura e prishin fëmijët.
Kur ndez cigaren fshehurazi.

Shan shoferët.
Shan këmbësorët.
Shan çiklistët.
Shan komshinjtë.
Shan gruan.
Shan fëmijët.
Mallkon zotin
Mallkon jetën.
Fatura, fatura, fatura pa fund.
Të janë shtuar rrudhat
Jeton disa vjet jashtë, për tu larguar nga vetja dhe nga kafazi ku jeton,
Ndonjëherë bëhesh tap, – asnjëherë vetëm – gjithmonë me shokë.
Ha ushqimet që të diktojnë, sepse thonë që këto të bëjnë mirë.
Më në fund në Gusht do kesh paguar kredinë.
Kanë kaluar 20 vjet…
Tmerrësisht i qetë pret ashensorin, kur prishet.
Pret nëpër radhëra.
Pret në bankë.
Pret që gruaja të të thotë edhe një herë: “të dua”.
Pret që të përjetosh edhe një herë të njëjtën ndjenjë si dikur.
Pret verën.
Pret që fëmijët të mbarojnë shkollën.
Pret që vajza të martohet.
Pret që djali të gjejë gruan e jetës.
Pret pensionin.
Pret vitin tjetër, tjetrin,…tjetrin,…tjetrin…
Pret për kohë më të mira.
Pret për ditë më të mira.

POR

për të qenë i lumtur:
Hiq këpucët.
Ec zbathur, qoftë edhe mbi vesën e mëngjesit.👣
Hidhu në det para se të dal dielli.🏊🏽
Fol për pasionet e fshehura.
Gatuaj ato gjëra që të pëlqejnë, edhe sikur kuzhina të bëhet rrëmujë.
Mëso të thyesh vezët me një dorë.
Kërce në tre të natës.💃🏻
Porosit 5 kupa akulloresh.🍨
Dil shëtitje në breg të lumit.
Futi këmbët në ujin e lumit, nuk do ngelesh pa to.
Bëj dashuri, në mëngjes, në mesditë, në muzg, në mbrëmje, në dy të natës.
Në tre të natës nuk mundesh, se kërcen💃
Dashuro gjithmonë.
Kudo, por jo me këdo.
Në asnjë mënyrë me cilindo. Nëse ke mundësi të bësh dashuri në çatinë e ndonjë ndërtese, mbi ndonjë pikturë me bojëra të pathara, mos prit.
Nëse se ke këtë mundësi shko e bli një kanavacë dhe pikturoni diçka bashkë.
Vare në një vend të dukshëm
Le t`ju pyesin miqtë e kujt është kjo pikturë.
Qeshni nën buzë me sekretin tuaj.
I mbani dorën njëri-tjetrit poshtë tavolinës.
Përkëdhelni njëri-tjetrin në vendet që vetëm ju te dy i njihni.
Dashuro.
Përqafo.
Gudulis.
Vallëzo.
Mos jeto nën tension.
Ëndërro.
Udhëto.
Shijo lulet e para të pranverës.
Shijo bostanët e fundit të verës.
Ndonjëhere shijo te lyhesh me kos, me çokollatë.🍩
Buzëqesh, sa më shumë buzëqesh.
Gatuaj ç`të të pëlqejë.
Lexo gjithë fundjavën atë që të pëlqen.
Vallëzo në shi.
Nëse të pëlqen e kuqja, lyej dhomën me atë ngjyrë.
Këndo, nëse do të këndosh.
Qaj, nëse të qahet.
Bli një tendë për kamping,…sa më të madhe.⛺
Hidh kripë sa të duash.
Mos harro miqtë.
Fol për njerëzit që i do, pasi nuk është e lehtë ti gjesh,..nuk është e lehtë të gjesh dashurinë e vërtetë.
Fol për problemet që të mundojnë.
Fol hapur dhe dëgjo.
Ji i vëmendshëm.
Kujdesu për dashurinë.
Thuaj NE, në vend të UNË.
Mos ju largo vetes. Mos ki frikë.
Ngelesh i bukur; qoftë i qeshur, qoftë i trishtuar.
Ku është problemi nëse di të luash vetëm dy akorde apo asnjë!
Krijo shumë gjëra brenda vetes dhe jo rreth vetes.
Të pëlqejnë qershitë, mbill një hektar.
Kur kthehesh nga puna, silli rigon në vend të një luleje pa erë.
Prit,…ti nuk kthehesh nga puna se nuk ke punë 8 orëshe.
Ti po bën atë që ke pasion, ti po kontrollon ëndërrat e tua.
Nisu nga shtëpia, shko në treg dhe bliji atë që i pëlqen, qoftë rigon apo majdanoz.🌻
Ji kreativ, asnjë gjë në këtë botë, e bërë me pasion, nuk është budallallëk.

Përktheu nga sllovenishtja – Shpresa Rupar

Autori: i panjohur