Të gjithë mbajmë brenda vetes një burim energjie, burim i cili duhet të ushqehet vazhdimisht. Gjatë ditëve të mbingarkuara, ku çdo gjë e kemi të planifikuar me minuta të sakta, harrojmë që ky burim nuk është i pashterueshëm dhe në fund të ditës ndihemi të lodhur😔, jemi me nerva të tendosura😁, nuk kemi fuqi të flasim as me fëmijën, largohemi nga partneri dhe shpesh të gjitha këto sjellin edhe probleme shëndetësore🤒.
Si mundet ne vetë ta shpëtojmë këtë burim, si mundet ta mbushim e rimbushim këtë burim me energji? Është më e thjeshtë nga sa mendojmë: thjesht duke gjetur kohën për vete, thjesht duke gjetur atë hapësirë gjatë ditës, hapësirë që personalisht do ta quaja “ora ime”. Gjatë gjithë ditës luajmë role të ndryshme, rolin e prindit apo rolin e fëmijës, rolin e bashkëshortit apo bashkëshortes, rolin e shoqes apo mikut, rolin e të punësuarit apo shefit, e të tjera role të cilët mbushin këtë mozaik të jetës së përditshme.
Por ku është kjo pjesë mozaiku për këtë “orën time?”
Pavarësisht se në këtë mozaik të ngjeshur duket e pamundur, kjo kohë për veten mund të gjendet. Pavarësisht se shpesh mund të na quajnë egoist, është tepër e rëndësishme, pasi vetëm duke plotësuar nevojat e brendshme qofshin këto shpirtërore, fizike apo intelektuale, mund ti japim më shumë botës së jashtme apo njerëzve që janë bota për ne.
Si mud të përfitojmë maksimalisht nga kjo e ashtuquajtura”ora ime”?
Duke e përqëndruar gjithë vëmendjen tek vetja dhe pa u nxituar. Mendoje që më herët se si do ta kalosh këtë orën tënde, cilat janë aktivitetet relaksuese për ty🚣🏿🛀🏿🏇🏿🏊🏿🚴🏿⛹🏿👣🏂🎧🎨, por mbi të gjitha duke mos lejuar asnjë nga problemet e ditës të të çorientojë.
A mundet që ky largim mental të arrihet që ditën e parë kur vendos për kohën tënde?
Natyrisht që jo, pasi si qenie njerëzore jemi tepër emotiv dhe dashje pa dashje mendimet na kthehen tek problemet ditore, por duke bërë një zgjedhje të vetëdijshme, çdo ditë e më shumë e largojmë vëmendjen nga këta ngacmues të jashtëm.
Pse është kaq e rëndësishme kjo “ora ime”?
Duke gjetur kohën për vete karikojmë bateritë e rëna dhe në këtë mënyrë jemi gati për raundin e ardhshëm të jetës së përditshme. Kjo “orë për veten” na bën të eksplorojmë në skutat e errëta se kush jemi dhe çfarë duam nga jeta, cilat janë dëshirat, cilat janë pikat tona më të forta dhe ato më të dobëta.
Pavarësisht se shpesh kjo “ora ime” mund të duket si shumë e parëndësishme, në fakt është një nga pikat më të rëndësishme për mirëqënien personale dhe është kritike për një funksionim normal jo vetëm të jetës sonë, por ndikon pozitivisht tek jeta e atyre që i duam dhe na duan.💑👪❤💖💗