Duke dëgjuar këngët me të cilat jam rritur dhe pikërisht Michael Jackson me “Heal the world”, më lindi ideja si mundet ne, qytetarët e thjeshtë, të bëjmë një botë më të mirë?
Pavarësisht që mendojmë se jemi të vegjël, kush na dëgjon, kush jam unë, e të tjera mendime kufizuese, në fakt ne me kontributin tonë mund të bëjmë shumë më tepër nga sa mendojmë, me një kontribut tepër të vogël mund të bëjmë ndryshime të jashtëzakonshme.

Si?

Thjesht duke e filluar ditën tonë me pozitivitet: mund të buzëqeshim më shumë,
mund të kritikojmë më pak,
mund të falenderojmë më shumë,
mund të ngremë zërin më pak,
mund të ofrojmë më të mirën nga vetja në çdo punë që marrim përsipër,
mund të pranojmë edhe ato idera që nuk na pëlqejnë,
mund të bëjmë debate konstruktive,
mund të telefonojmë më shpesh prindërit, miqtë,
mund të tregojmë më shumë mirëkuptim duke kontrolluar fjalët tona,
mund të ndajmë idera dhe mendime pasi me të gjitha këto veprime shpërndajmë më shumë energji pozitive.

Çdo veprim i tillë sado i vogël qoftë tregon se ne mundemi të ndryshojmë botën.
Në botën e sotme përçohet nga çdo drejtim shumë energji negative. Në këtë botë kaotike le të mundohemi të jemi ne qytetarët e thjeshtë sa më pak kaotik.
Ndoshta një buzëqeshje, një kritikë më pak, një felenderim nga zemra, një telefonatë mund ti ndryshoj ditën dikujt, për dikë kjo mund të jetë dhurata më e bukur e ditës, e javës apo e muajit. Duke dhënë së bashku këto grimca pozitiviteti, automatikisht mund të ndryshojmë botën, pasi mes pozitivitetit negativiteti nuk mund të mbijetojë.

Ju uroj një mbrëmje dhe një javë fantastike! 💖