Nëse i kthehemi paksa historisë dhe ngjarjeve të ndryshme, shumë prejt tyre janë edhe sot inspirim.

Në fakt është inspirim të shohësh një komunitet apo një shtet të bashkojë forcat për të lehtësuar apo parandaluar një katastrofë. Mobilizimi i popullatës apo i gjithë burimeve të mundshme për zgjidhjen e problemeve të ndryshme, si në rastet e fundit për shuarjen e zjarreve, ndihma që u jepet të prekurve nga fatkeqësitë e ndryshme apo në rastet e sëmundjeve epidemike, si dje apo edhe sot, është për tu admiruar.

Historikisht njihen rastet e epidemive të ndryshme dhe sesi këto epidemi janë vendosur nën kontroll me anë të veprimeve të mirëkoordinuara, pa marrë parasysh koston financiare, sakrificat apo ndihmat e tipeve të ndryshme nga komuniteti, duke arritur deri tek ndihmat edhe nga ato shtete që ndoshta deri dje kanë pasur probleme apo mosmarrëveshje mes tyre.

Por, e gjithë kjo lloj ndihme nuk kursehet vetëm në rastet e fatkeqësisve natyrore apo epidemive të dukshme, pra nuk kursehet për pjesën e dukshme të ajsbergut.

Po me epidemitë e sëmundjeve mentale dhe spirituale, çfarë ndodh?

Bota është mbushur me shumë epidemira, sot po flas për urrejtjen.

Do doja që njerëzit të kishin njohuri rreth shëndetit mendo, po aq sa kemi rreth problemeve të tjera shëndetësore. Ndoshta duke ditur pasojat e këtij, do ta konsideronim edhe urrejtjen si një epidemi po aq të rrezikshme sa malaria, fruthi, virus zika e të tjera viruse.

Urrejtja nuk është diçka e dukshme. Ajo nuk është ajo pjesë e ajsbergut mbi ujë. Ndoshta mudn të jetë kjo arsyeja që nuk i kushtohet  vëmendja e duhur. Edhe Titanikun që konsiderohej si i pashkatërrueshëm e shkatërroi pikërisht fshehtësia e oqeanit.

Kjo urretje sjell edhe dëme të ndryshme fizike. Me zhvillimin e sotëm kemi ilaçe  pa fund për t’u marrë me kurimin e pasojave fizike, duke harruar që kjo urrejtje e tjerrë me vite e vite pa fund, është bërë pjesë e jetës sonë të përditshme.

Çdo urrejtje ka burime dhe arsye të ndryshme. Ajo çfarë urren një grup njerëzish apo një individ, është komplet e kundërta nga ajo çfarë urren grupi apo individi në anën e kundërt.

Çfarë sjell kjo? Konfrontimin.

Konfrontim brenda familjes, konfrontim mes miqsh, konfrontim brenda shkollës, konfrontim në vendin e punës, konfrontim mes politikanëve apo individëve për bindje të ndryshme, e të tjera, e të tjera. Lista mund të jetë  e pafund. Shpesh ofrohen disa zgjidhje të pjesshme apo të përkohshme ndaj një problemi të caktuar, por ngelen vetëm deri aty.

Sipas disa të dhënave të fundit, bazuar në anketa dhe studime të ndryshme janë tre zgjidhje të mundshme për këtë fenomen, dhe për këtë bien dakord shumë nga këto grupe me mendime të ndryshme:

  • Pranimi i faktit të të qenit ndryshe apo me mendime të kundërta. Duke pranuar mendimin, veshjen apo kulturën ndryshe, evitojmë përshkallëzimin e këtij fenomeni. Personalisht mendoj që nuk do kishte më vend për urrejtjen.
  • Në çdo problem të kërkohet, të pranohet dhe t’i kushtohet vëmendje asaj çfarë është e përbashkët.
  • Toleranca kur ndeshemi me mendime ndryshe.

Këto tre pika mund të jenë fillimi i moseskalimit të një situate, por vetëm fillimi, pasi sot ka aq shumë urretje dhe aq shumë arsye për urrejtje, qoftë kjo mes individëve, grupeve të ndryshme etnike apo shteteve, saqë është bërë e vështirë zgjidhja e tyre vetëm duke praktikuar këto tre pika më sipër.

Unë nuk jam në pozitën e duhur për të trajtuar këtë urrejtje në mënyrë komplekse, thjesht si individ e shikoj si një fenomen që ekziston. Si individ dhe si profesioniste shikoj pasojat katstrofike që kjo urrejte sjell. Si profesioniste, shikoj shumë shpirtëra të vrarë, shumë zemra të lënduara, shumë jetë dhe familje të shkatërruara, shikoj shumë fëmijë dhe të rinj që kanë humbur gjënë më të shtrenjtë, shpresën për të jetuar, optimizmin për të ëndërruar. 

Në fund dua të them, që aty ku ka vullnet të mirë urrejtja nuk mund të mbijetojë dhe nëse e fillojmë mes individëve, qoftë ky ndërgjegjësim brenda familjes apo grupesh më të vegjël, mund të arrijmë më shpejt edhe në shkallë më të gjerë.

Qysh para 2000 vjetësh ekziston shprehja, që edhe sot mund ta quajmë shumë reale: 

Kur ka vullnet të mirë mes njerëzve, mbi Tokë mbizotëron paqja.