Programimi Neuro Linguistik

PRAKTIKANT I PROGRAMIMIT NEURO LINGUISTIK

A do donit ndryshime në një nga nga këto fusha: Marrëdhëniet me të tjerët, karriera, financat, komunikimi, zhvillimi personal, kushtet si dhe ku jetoni?

A do donit të njihnit mënyrat se si të jeni më të motivuar, si të realizoni më shpejt objektivat pa u stresuar?

A do donit të mësonit njohuri të reja praktike, të cilat mund t’ju ndihmojnë që të filloni një karrierë komplet të re, apo të ndryshoni ato gjëra që nuk ju plotësojnë?

A do donit të kapërcenit frikërat (folja në publik, fluturimi me avion etj), të ishit shumë më konfident, të vlerësonit dhe ti besonit vetes shumë më tepër se tani?

A do donit të mësonit metodat si të menaxhoni mendimet tuaja, si të programoni mendjen, si të ndryshoni modelet e pavetëdijshme të sjelljesdhe më në fund të krijoni dhe të jetoni jetën e ëndërrave tuaja?

DONI TE DINI ME SHUME?

Më kontaktoni: [email protected]

NLP (Programimi Neuro Linguistik), është program edukimi.

NLP-ja është studim i ekselencës, është hulumtim i sjelljes njerëzore, i mendimeve dhe teknikave që ju çojnë nga pika A ku ndodheni tani drejt pikës B ku e shihni veten në të ardhmen, si dhe hulumtim i proceseve të cilat gjatë kësaj rruge ju mundeni të kontrolloni.

Mendimet tona ndikojnë tek ndjenjat tona.

Ndjenjat tona ndikojnë tek vendimet dhe sjellja jonë.

Vendimet dhe sjellja jonë ndikon tek rezultatet që ne (nuk)arrijmë.

Vetëm kur ju ndryshoni mendimet tuaja, ndryshon bota që ju rrethon.

Njerëzit  e suksesshëm, si në fushën profesionale apo atë personale (shëndeti, karriera, familja, marrëdhëniet me të tjerët, zhvillimi personal…), kanë disa gjëra të përbashkëta: mendësi, modele gjuhësore, komunikim konstruktiv si dhe strategji, të cilat i përdorin për të realizuar dëshirat, ëndërrat, objektivat e tyre.

Falë Programimit Neuro Linguistik, ato sot mund ti mësoni edhe ju!

Programimi Neuro Linguistik, është hapi i parë drejt asaj që ju dëshironi të arrini.

Trajnimi fillon në 17 shtator 2020. Mos e humbisni këtë rast ideal!

Ditët dhe organizimi i trajnimit NLP Practitioner:

Pjesa e parë:

17 shtator 2020, ora 17:00 – 20:00 (ONLINE)

18 shtator 2020, ora 17:00 – 20:00 (ONLINE)

19 shtator 2020, ora 17:00 – 20:00 (ONLINE)

Pjesa e dytë:

24 shtator 2020, ora 17:00 – 20:00 (ONLINE)

25 shtator 2020, ora 17:00 – 20:00 (ONLINE)

26 shtator 2020, ora 15:00 – 20:00 (ONLINE)

Pjesa e tretë:

8 tetor 2020, ora 15:00 – 20:00 (ONLINE)

9 tetor 2020, ora 15:00 – 20:00 (ONLINE)

10 tetor 2020, ora 15:00 – 20:00 (ONLINE)

Pjesa e katërt:

22 TETOR 2020, ora 17:00 – 20:00 (ONLINE)

23 TETOR 2020, ora 15:00 – 20:00 (ONLINE)

24 TETOR 2020, ora 15:00 – 20:00 (ONLINE)

Pjesa e pestë:

Nëntor 2020 – 4 ditë  (28 orë) LIVE në Tiranë.

Oraret dhe ditët i vendosim në varësi të situatës ku ndodhemi!

Çfarë përmban gjithë programi? 

KLIKONI KETU

A është NLP-ja për mua?

Pse është i rëndësishëm trajnimi Praktikant i Programimit Neuro Linguistik?

Mos e humbisni këtë rast ideal! PROGRAMI NEURO LINGUISTIK është hera e parë që lejohet pjesërisht ONLINE!

Në këtë rast a pajiseni me Certifikatë?

Po, edhe në këtë rast pajiseni me Certifikatë Ndërkombëtare, certifikatë e lëshuar nga The Society of Neuro-Linguistic Programming™ dhe e firmosur nga vetë bashkëthemeluesi i saj,  Dr. Richard Bandler.

Regjistrohuni tani!

Çmimi për të gjitha modulet e NLP Practitioner: 

****VETËM 990 EUR****

BUY NOW ›
2020-08-08T17:53:24+01:00

About the Author:

Shpresa
Pyetja më e shpeshtë që më bëjnë miqtë, të njohurit apo bashkëpunëtorët slloven është: ”Ti ke 20 vjet e larguar nga Shqipëria. Çfarë të bëri të kthesh kokën përsëri drejt saj dhe të japësh ndihmën që po jep?" Nga Shqipëria jam larguar për arsye personale, largimin nuk e kisha planifikuar kurrë, por jeta sjell gjëra të papritura, të paplanifikuara. Në këto vite kam pasur mundësinë të udhëtoj, punoj dhe jetoj në vende të ndryshme. Ngado që kam shkuar kam kërkuar të bëja një vend për vete, vend ku mund të ndërtoja diçka, vend nga ku mund të mësoja diçka, vend nga ku mund të krijoja eksperienca fantastike, vend ku ti bëja vetes vend dhe të gjitha këto me disiplinën, punën time, me dëshirën për të thithur sa më shumë njohuri, kulturë ndryshe i kam arritur. Kam pasur fatin të punoj dhe të njoh njerëz fantastik nga vende të ndryshme dhe me botë kulturore nga më të ndryshmet. Nga secili prej tyre kam mësuar diçka dhe të gjitha këto përvoja dhe ndikime kulturore më kanë bërë të jem ky produkt që jam sot. Por, kjo botë e krijuar dhe e gjetur jashtë kufijve të Shqipërisë më hapi rrugën drejt Shqipërisë, drejt shtëpisë, pasi shtëpinë ngado që shkojmë e mbajmë me vete. Kur jemi shumë afër diçkaje nuk shohim se çfarë kemi, nuk e kuptojmë se çfarë do të thotë kjo familje, çfarë do të thotë ky vend, pavarësisht problemeve dhe vështirësive. Jam tepër e sigurt që vendi im apo çdo qytetar i këtij vendi meriton një jetë ndryshe, meriton mundësi të reja dhe të gjitha këto fillojnë nga individët si unë, si ju, nga secili që është i gatshëm të marrë përgjegjësi. Unë kam marr para disa vitesh përgjegjësinë, që me blogun dhe njohuritë e mia të sjell të rejat më të fundit të shkencës pas suksesit dhe nuk dorëzohem në misionin tim. Faleminderit që më ndiqni!