Libër elektronik me ushtrime për fëmijët 8 – 12 vjeç.
Shumë shpesh i themi vetes gjëra që nuk do t’ia thoshim kurrë askujt tjetër.
Shumë shpesh nuk e duam dhe respektojmë mjaft veten.
Shumë shpesh zëri i brendshëm kritik, është aq i fortë sa nuk e dimë më kush jemi.
Të gjitha këto bëjnë që të mos e vlerësojmë mjaft veten.
Të gjitha këto bëjnë që të mos ndihemi kurrë mjaft.
Të gjitha këto bëjnë që të mos jemi konfident.
Kjo mungesë konfidence na pengon për të arritur ato çfarë dëshirojmë në jetën tonë.
Të njëjtën gjë bëjnë edhe fëmijët tanë. Është detyra jonë që si prindër t’i ndihmojmë që ata të dinë si të duan dhe respektojnë veten. Hapi i parë drejt vlerësimit të vetes fillon duke e njohur atë.
Duke e ditur rëndësinë e njohjes së vetes, kam përgatitur një udhëzues praktik për fëmijët 8- 12 vjeç, ku fëmija me anë të ushtrimeve praktike zbulon botën e tij të brendshme për të qenë më konfident.
Këto 11 ushtrime praktike, ndihmojnë fëmijët se si ata vetë të gjejnë zgjidhjet për sfidat e tyre të përditshme.