Doni të njihni teknika praktike sesi të përdorni ligjin e tërheqjes dhe vizualizimin?
Doni të mësoni vetëhipnozën, mënyrat se si ju mund të programoni nënvetëdijen tuaj në mënyrë që ta përdorni në dobinë tuaj?
Doni që të largoni nga vetja një herë e përgjithmonë modelet, bindjet e vjetra që ju pengojnë në udhëtimin tuaj?

Doni të ndryshoni mendimet, bindjet tuaja kufizuese dhe sjelljen tuaj për të arritur ato çfarë dëshironi?

Doni të mësoni se si të dilni nga rrethi vicioz, si të dilni mbi negativitetin?

Trajnimi Praktikant i Hipnozës, është trajnimi më i ri në tregun shqiptar me njohuritë më të fundit të kësaj fushe. Në trajnimin, (vetë)hipnoza, ju mësoni se si ti përdorni këto njohuri për të ndihmuar veten dhe të tjerët për arritjen e objektivave në fushat e ndryshme të jetës.

Nëse doni të ndihmoni veten dhe të tjerët, atëhere ky trajnim është për ju!

Gjatë trajnimit ju ofroj teknika dhe njohuri konkrete për të punuar me botën tuaj të brendshme, nëse nuk dëshironi, ju nuk ndani asgjë me ne nga e kaluara juaj. Pas këtij trajnimi, ju jeni në gjendje të përdorni hipnozën për veten tuaj (vetëhipnoza), si dhe për të ndihmuar të tjerët.

Me këtë trajnim jo njiheni se si të veproni me mendimet tuaja, dhe si në mënyrë të vetëdijshme të ndryshoni të pavetëdijshmen.

Trajnimi me njohuritë më praktike në botë për hipnozën dhe vetëhipnozën. I gjithë trajnimi është i orientuar për të punuar me objektivat tuaja. Hipnozën dhe vetëhipnozën e përdorim me qëllim që ti ndihmojmë vetes si dhe të ndihmojmë të tjerët për të lehtësuar rrugën për realizimin e objektivave dhe ëndërrave.

PO, dua ti thelloj njohuritë e mia!
PO, unë po bëhem pjesë e këtij trajnimi fantastik, pasi sa më shumë njohuri të kem, aq më fleksibël jam në jetë!

PO, më intereson të di se si mund të realizoj më shpejt objektivat e mia!

PO, më inetreson të njohë dhe praktikoj ligjin e tërheqjes!

PO, të gjitha këto janë arsye e fortë që i them PO këtij TRAJNIMI!

KUSHTET!

Për trajnimin – HIPNOZA, është e nevojshëm PARAPAGIMI 100 EUR MENJEHERE! 

Diferenca e pagesës për trajnimin, duhet të mbyllet deri në 30 shtator 2020.

Pagesa e plotë e trajnimit Hipnoza, është 500 EUR.

Oraret e trajnimit ONLINE (në total 37 orë):

05. 10. 2020 (19:00 – 21:30)
06. 10. 2020 (19:00 – 21:30)
09. 10. 2020 (19:00 – 21:30)
10. 10. 2020 (18:00 – 21:00)

12. 10. 2020 (18:00 – 21:00)

13. 10. 2020 (19:00 – 21:30)

16. 10. 2020 (19:00 – 21:30)
17. 10. 2020 (18:00 – 21:00)

19. 10. 2020 (18:00 – 21:00)
20. 10. 2020 (18:00 – 21:00)

24. 10. 2020 (18:00 – 21:00)

26. 10. 2020 (18:00 – 21:00)
27. 10. 2020 (18:00 – 21:30) – (Mbyllja)

Çmimi përfshin:

Gjithë materiali dhe ushtrime në gjuhën shqipe.
Njohja me njerëz me të njëjtën mendësi.
Njohjen me teknikat që Dr. Richard Bandler, të cilat nuk i ka publikuar në asnjë libër, teknika që i njohin  vetëm trajnerët e licensuar nga vetë Instituti i Programimit Neuro Linguistik.
Ju mirëpresim!

Çfarë konkretisht?

Si të ndryshoni mendësinë në nivele të thella (një nga teknikat më të avancuara të vetëhipnozës në botë)?
Mënyrat e induksioneve.
Si të përgatisni hipnozën dhe vetëhipnozën direkte? Induksionet metaforike.
Timeline: e shkuara dhe e ardhmja.

Si mund të përdorni hipnozën indirekete? Çfarë bënte një nga hipnotizerët më të njohur, Milton Erickson?

Si të përgatisni hipnozën për përdorim individual apo hipnozë grupi dhe çfarë është e rëndësishme edhe për vetëhipnotizimin.

Si mund ta përdorni atë në fushën profesionale dhe në jetën e përditshme?

Do shohim edhe disa sisteme konkrete se si e përdorin hipnozën sot disa emra të njohur në botë.
Shumica e pjesëmarrësve regjistrohen në trajnime të hipnozës për të mësuar teknikat e vetëhipnozës për të ndryshuar botën e tyre të brendshme, për të qenë më të relaksuar, të jetojnë një jetë që i bën të ndihen më të plotësuar, të jenë më konfident, të jenë më të fokusuar, të mos lejojnë hipnotizimin nga të tjerët, etj. Disa regjistrohen me qëllim që ta ushtrojnë si profesion. Me këtë trajnim ju merrni  MJAFT NJOHURI për të filluar, gjithësesi është e nevojshme që çdo gjë që mësoni ta ushtroni, duke filluar nga vetja. Teoria pa praktikë nuk ka asnjë vlerë.
Në fund të trajnimit pajiseni me certifikatë.
 
Për çdo informacion më kontaktoni: [email protected] ose +386 31 677245
Kush është trajneri?
Trajnimi organizohet dhe mbahet nga Shpresa Rupar, Trajnere Ndërkombëtare e Programimit Neuro Linguistik, Life & Business Coach, si dhe Hipnoterapiste, por mbi të gjitha lektore që gjithçka e jep me shpirt.

Ju intereson më shumë rreth meje?

Klikoni këtu!

Si ta kuptoni nëse ky trajnim është ky trajnim për ju?

Jeni njeri pozitiv, optimit ose doni të jeni më pozitiv, më optimist?

Ju interesojnë njohuri të reja?

Doni të ndryshoni sjelljen dhe bindjet tuaja kufizuese?

Doni të bëni diçka të bukur për veten, për njerëzit që ju rrethojnë si dhe për botën rreth jush?
Mendoni apo besoni se keni ende vend për përmirësim?
Doni të jeni më të suksesshëm, më të motivuar?
Doni të shfrytëzoni gjithë potencialet tuaja?
Atëhere KY TRAJNIM është ZGJEDHJA e duhur për JU!

Ende hezitoni…

Më shkruani tek: [email protected] dhe menjëherë lidhem me ju.

Mos hezitoni, sepse ky trajnim është një eksperiencë që ju hap këndvështrime të reja.