GROUP COACHING – 5 VETË, 5 ORË, 5 JAVË!

A I KE BËRË NDONJËHERË VETES KËTO PYETJE?

  • Kush jam unë?
  • Ku po shkoj?
  • Çfarë dua nga jeta? Çfarë dua në të vërtetë të arrij? Si?
  • Ku e shoh veten pas një viti, pas pesë vjetësh, pas dhjetë vjetësh?
  • A është kjo zgjedhja ime apo udhëtimi im në jetë është thjesht një udhëtim i diktuar nga pritshmëritë e familjes dhe të shoqërisë?
  • Disa e dinë shumë mirë se çfarë duan të arrijnë, por gjithësesi nuk arrijnë atë që duan. Gjithmonë del diçka që bëhet barriera e tyre gjatë kësaj rruge. Cilat janë këto barriera?

Pavarësisht asaj çfarë kam arritur, pse nuk jam i/e lumtur, pse nuk kemi harmoni familjare?

Si ka mundësi që mua më ndodhin gjithmonë të njëjtat gjëra? Si ka mundësi të përsëriten të njëjtat situata?

Si mundem të kontrolloj emocionet e brendshme, të shkaktuara nga zhgënjimet e ndryshme, si mundem të kontrolloj inatin, trishtimin, dëshpërimin, zemërimin, ndjenjën e të mosqenit mjaft?

Si të largoj frikën që kam brenda vetes (frika nga dështimi, frika nga izolimi, humbja e familjes, shoqërisë)?

Nëse një prej pyetjeve më sipër i je përgjigjur PO, atëhere mos e anashkalo këtë ofertë SUPER SPECIALE!

GROUP COACHING – VETËM 5 VETË, 5 ORË ME MUA, 5 JAVË!
Vetëm 100 EUR

BUY NOW

Për të përcaktuar nëse mund të jeni pjesë e këtij grupi, më shkruani paraprakisht, secilit prej jush i kushtoj 15 minuta kohë.
Kjo ofertë vlen deri në 3 – 7 – 2020.

Cilat janë benifitet e Group Coaching?
Kuptoni që nuk jeni vetëm ju që përballeni me një X sfidë.
Vendosja mbi tavolinë e problemeve të ndryshme sjell më shpejt rezultatin për të gjithë pjesëmarrësit.
Mësoni si të flisni hapur për atë gjë që ju mundon.
Mbështesni dhe inkurajoni njëri-tjetrin.
Njihni miq të rinj, me të njëjtën mendësi.
Përmirësoni aftësitë tuaja për të mësuar gjëra të reja.
Ju bën më empatik.
Ende heziton…

Më shkruaj tek [email protected] dhe menjëherë lidhem me ju.

Mos hezitoni, sepse GROUP Coaching ndryshon shumë nga mentorimi dhe është një eksperiencë që ju hap këndvështrime të reja.

BUY NOW
2020-08-08T17:56:47+01:00

About the Author:

Shpresa
Pyetja më e shpeshtë që më bëjnë miqtë, të njohurit apo bashkëpunëtorët slloven është: ”Ti ke 20 vjet e larguar nga Shqipëria. Çfarë të bëri të kthesh kokën përsëri drejt saj dhe të japësh ndihmën që po jep?" Nga Shqipëria jam larguar për arsye personale, largimin nuk e kisha planifikuar kurrë, por jeta sjell gjëra të papritura, të paplanifikuara. Në këto vite kam pasur mundësinë të udhëtoj, punoj dhe jetoj në vende të ndryshme. Ngado që kam shkuar kam kërkuar të bëja një vend për vete, vend ku mund të ndërtoja diçka, vend nga ku mund të mësoja diçka, vend nga ku mund të krijoja eksperienca fantastike, vend ku ti bëja vetes vend dhe të gjitha këto me disiplinën, punën time, me dëshirën për të thithur sa më shumë njohuri, kulturë ndryshe i kam arritur. Kam pasur fatin të punoj dhe të njoh njerëz fantastik nga vende të ndryshme dhe me botë kulturore nga më të ndryshmet. Nga secili prej tyre kam mësuar diçka dhe të gjitha këto përvoja dhe ndikime kulturore më kanë bërë të jem ky produkt që jam sot. Por, kjo botë e krijuar dhe e gjetur jashtë kufijve të Shqipërisë më hapi rrugën drejt Shqipërisë, drejt shtëpisë, pasi shtëpinë ngado që shkojmë e mbajmë me vete. Kur jemi shumë afër diçkaje nuk shohim se çfarë kemi, nuk e kuptojmë se çfarë do të thotë kjo familje, çfarë do të thotë ky vend, pavarësisht problemeve dhe vështirësive. Jam tepër e sigurt që vendi im apo çdo qytetar i këtij vendi meriton një jetë ndryshe, meriton mundësi të reja dhe të gjitha këto fillojnë nga individët si unë, si ju, nga secili që është i gatshëm të marrë përgjegjësi. Unë kam marr para disa vitesh përgjegjësinë, që me blogun dhe njohuritë e mia të sjell të rejat më të fundit të shkencës pas suksesit dhe nuk dorëzohem në misionin tim. Faleminderit që më ndiqni!

Leave A Comment